rrezimi i helikopterit ushtarak ne turqi humbin jeten 5 anetaret e bordit 6b06983806d99

Rrëzimi i helikopterit ushtarak në Turqi, humbin jetën 5 anëtarët e bordit

November 25, 2026
1 minut lexim

Një aksident i rëndë ajror ndodhi pasditen e së martës në Eskishehir të Turqisë, pasi një helikopter ushtarak i tipit AS-532 u rrëzua gjatë një fluturimi stërvitor, duke shkaktuar vdekjen e pesë personave.

Siç konfirmoi Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë në një njoftim të mëvonshëm, në helikopterin tragjik ndodheshin pesë ushtarë.

“Helikopteri i tipit AS-532 i Forcave Ajrore, i cili ishte ngritur nga Eskishehiri për qëllime stërvitore, pësoi një aksident. Mbetjet e helikopterit tonë janë lokalizuar, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë”, njoftoi më herët Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë.

AS-532 Cougar është një helikopter ushtarak me dy motorë, me shumë funksione dhe me ekuipazh prej tre personash. Në varësi të kushteve atmosferike, ai mund të transportojë nga 20 deri në 29 ushtarë të pajisur plotësisht, ose gjashtë të plagosur në barela. Pesha maksimale gjatë ngritjes është rreth 9.000-9.750 kilogramë.

Falë dy motorëve Turbomeca Makila 1A1 turbo-shaft, secili me fuqi prej 1.589 kuajfuqish, helikopteri arrin një shpejtësi maksimale prej 249-282 kilometrash në orë, ka rreze veprimi prej 573 kilometrash dhe mund të fluturojë në një lartësi maksimale prej 3.450 metrash.

Ky helikopter përdoret gjerësisht për misione transporti personeli, evakuim mjekësor dhe kërkim-shpëtim në zona luftarake, CSAR. Versionet e armatosura mund të pajisen gjithashtu me mitralozë në dyert anësore, lëshues raketash dhe raketa kundër anijeve.

Vlen të theksohet se rreth dy javë më parë, më 12 nëntor, një tjetër helikopter ushtarak u rrëzua në Turqi. Atë ditë, Ministria e Mbrojtjes Kombëtare njoftoi se një helikopter i tipit S-70 ishte rrëzuar në zonën e Yesilyurtit, në provincën Malatya, duke shkaktuar vdekjen e katër ushtarëve.

Sipas ministrisë, shkaku i rrëzimit ende nuk është përcaktuar.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

konferenca e investimeve be ballkani perendimor rama mblidhen ne tirane mbi 600 investitore nga europa e rajoni 6b0697fdd9936
Lajmi i mëparshëm

Konferenca e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, Rama: Mblidhen në Tiranë mbi 600 investitorë nga Europa e rajoni

bianca censori befason me ekspoziten e re vizitoret do te duhet te gjunjezohen para skulptures se saj 6b069892d5589
Lajmi i radhës

Bianca Censori befason me ekspozitën e re, vizitorët do të duhet të gjunjëzohen para skulpturës së saj

Të fundit nga

ShkoLartë