Bianca Censori, bashkëshortja e reperit Kanye West, ka zbuluar detaje nga ekspozita e saj e ardhshme në New York, e cila pritet të hapet më 14 dhjetor.
Ekspozita, e titulluar “Bio Pop 2: Bianca Is My Baby Doll”, do të prezantojë një version robotik gjigant të vetë artistes, duke tërhequr vëmendjen për konceptin e pazakontë.
Ajo që ka nxitur më shumë diskutime është kërkesa që vizitorët të gjunjëzohen përpara skulpturës gjatë vizitës në instalacion.

Përmes një fotografie të një fytyre që ngjan me një kukull, Bianca prezantoi pjesën e dytë të serisë së saj artistike, e cila do të përbëhet nga shtatë pjesë.
Në përshkrimin e publikimit, ajo shkroi: “Për herë të parë ndonjëherë, Bianca Censori flet”, duke shtuar edhe më shumë kureshtjen rreth projektit.

Burimi: botasot.info

