aksident ne berat makina perplas 40 vjecarin me biciklete transporohet me urgjence ne tirane shoferi u largua nga vendngjarja 6acc04d21b87e

Aksident në Berat, makina përplas 40-vjeçarin me biçikletë, transporohet me urgjencë në Tiranë! Shoferi u largua nga vendngjarja

October 11, 2026
1 minut lexim

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Berat-Ura e Kuçit,në fshatin Poshnje.

Një automjet ka përplasur në rrugë një shtetas, që ishte duke qarkulluar me biçikletë dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Kanë qenë kalimtarët e rastit, ata që pasi kanë parë një person të shtrirë në rrugë,kanë njoftuar policinë.

I plagosuri,shtetasi Endri Selfaj, është transportuar me ambulancë në Repartin e Urgjencës në Spitalin Rajonal të Beratit, ku pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore,është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për shkak të plagëve të marra.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie,që kanë kryer edhe veprimet e para hetimore në vendngjarje.

Gjithashtu janë marrë edhe kamerat e sigurisë të bizneseve dhe banesave përgjatë këtij aksi,për të bërë të mundur identifikim e mjetit që shkaktoi aksidentin dhe ndalimin e drejtuesit të mjetit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shkup u nisen per ne dasme por perfunduan te denoncuar nga policia 6acbedce98aef
Lajmi i mëparshëm

Shkup: U nisën për në dasmë, por përfunduan të denoncuar nga policia!

zelensky rusia goditi infrastrukturen energjetike te ukraines pas njoftimit te trump per arritjen e armepushimit 6acc05368c6ee
Lajmi i radhës

Zelensky: Rusia goditi infrastrukturën energjetike të Ukrainës pas njoftimit të Trump për arritjen e armëpushimit

Të fundit nga

Nafta bie nën 100 dollarë për fuçi

Nafta e papërpunuar Brent ra nën 100 dollarë për fuçi të mërkurën për herë të parë në një muaj, duke zgjeruar humbjet për të tretën herë radhazi mes përpjekjeve diplomatike për të
ShkoLartë