fletarrest prej 9 vitesh per 150 qebape dhe 20 qofte i denuari u zhduk nga burgu 6b06a29dd6392

Fletarrest prej 9 vitesh për 150 qebapë dhe 20 qofte – i dënuari u zhduk nga burgu

November 25, 2026
1 minut lexim
qebap

Prej nëntë vitesh, Maqedonia kërkon me fletarrest qendror dhe ndërkombëtar Petre Karamanovin nga Velesi, i dënuar për vjedhjen e 150 qebapëve dhe 20 qofteve.

Karamanovi ishte dënuar me 6 vjet e 11 muaj burg, por në vitin 2017, gjatë një vikendi të lejuar jashtë burgut, nuk u kthye më në Idrizovë.

Nga MPB konfirmojnë se për të është lëshuar fletarrest qendror dhe ndërkombëtar për shkak të arratisjes nga burgu. Nga Idrizova bëjnë të ditur se atij i kishin mbetur edhe disa vite për të vuajtur dënimin.

Rasti prej vitesh përmendet si ilustrim ironik i drejtësisë në Maqedoni, ku historia e qebapëve dhe qofteve vazhdon të jetë më e famshme se vetë arratisja e të dënuarit.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

11c temperatura me e ulet e matur mengjesin e sotem ne maqedoni 6b06a22ddbfb9
Lajmi i mëparshëm

-11°C, temperatura më e ulët e matur mëngjesin e sotëm në Maqedoni

Të fundit nga

ShkoLartë