Zelensky ftoi Abazoviqin të vizitojë Kievin

June 9, 2022
1 minut lexim

Kryeministri i malit të Zi, Dritan Abazovi, më 9 qershor, foli me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili e ftoi atë të vizitojë Kievin.

Sipas kabinetit të Abazoviqit, kryeministri i Malit të Zi, në bisedën telefonike, ia përkujtoi Zelenskyt se Mali i Zi e ka dënuar agresionin e Federatës Ruse kundër Ukrainës dhe se që nga fillimi e ka mbështetur hapur pavarësinë, integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës.

Ai theksoi se Mali i Zi e mbështet plotësisht qëndrimin e Bashkimit Evropian ndaj pushtimit rus të Ukrainës.

Qeveria malazeze njoftoi se kryeministri Abazoviq ka marrë ftesë nga presidenti ukrainas për të vizituar Kievin.

“Gjatë bisedimeve me Zelenskyn, kryeministri Abazoviq ka shprehur gatishmërinë e tij personale për të vizituar Kievin dhe në këtë mënyrë t’i ofrojë mbështetje popullit ukrainas, duke vënë në dukje se do t’u propozojë liderëve të Ballkanit Perëndimor që së bashku të vizitojnë kryeqytetin ukrainas dhe të ofrojnë mbështetje”, thuhet në deklaratë.

Zelensky, siç theksohet, falënderoi Abazoviqin për mbështetjen e Malit të Zi për Ukrainën, qëndrimin parimor të Podgoricës ndaj BE-së, si dhe qëndrimin e saj në Kombet e Bashkuara.

Abazoviq e informoi Zelenskyn për numrin e refugjatëve ukrainas që ka pranuar Mali i Zi dhe deklaroi se bëhet fjalë për rreth dy për qind të popullsisë.

Në fillim të qershorit, kryeministri i Malit të Zi i dërgoi një letër mbështetje popullit të Ukrainës dhe presidentit Zelensky, ku ndër të tjerrka theksuar se “Ukraina po mbron jo vetëm atdheun e saj, por të gjithë Evropën, si dhe vlerat demokratike dhe normat e qytetërimit mbi të cilat mbështetet bota moderne”.

Më 8 prill, Qeveria e Malit të Zi miratoi zyrtarisht sanksionet kundër Rusisë për shkak të agresionin ndaj Ukrainës. Përpara këtij vendimi, Mali i Zi mbylli hapësirën ajrore të saj për fluturimet e aeroplanëve rusë./REL

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Tejkalon në vijë të plotë, gjobitet shoferi në Gjilan

Story i radhës

(VIDEO) Kontesti me Shkupin, kryediplomatja bullgare paralajmëron dorëheqje

Të fundit nga

Gresa, Rovenës: Na ofendove dhe na bullizove

Debat mes Rovenës dhe Gresës ka pasur edhe mbrëmjen e djeshme. Gresa akuzoi Rovenën për ofendime dhe bullizëm ndaj saj dhe banorëve. “Na fyeve, na ofendove na bullizove, kështu fol ti”, i
ShkoLartë