Tejkalon në vijë të plotë, gjobitet shoferi në Gjilan

Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit ka bërë të ditur se kanë identifikuar shoferin i cili ditë më parë ka tejkaluar në vijë të plotë.

Sipas një njoftimi për media, kjo ngjarje ka ndodhur më datë 04.06.2022 në rrugën transite në Gjilan.

Tutje në njoftim thuhet se ndaj tij është shqiptuar masa e paraparë ligjore “konfiskim i patentë shoferit” si masë mbrojtëse për tre muaj.

“Vazhdon ndërmarrja e masave dhe veprimeve policore nga informatat e marra në bashkëpunim me qytetarët. Njësitet e Komunikacionit Rrugor nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, kanë identifikuar shoferin e veturës i cili me 04.06.2022 në rrugën transite në Gjilan , ka bërë tejkalimin në vijë të  plotë.  Ndaj tij është shqiptuar masa e paraparë ligjore konfiskim i patentë shoferit si masë mbrojtëse për tre muaj dhe gjobë  në bazë të ligjit 05/L-088”, thuhet në njoftimin e policisë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rrebeshet e shiut shkaktojnë dëme në disa qytete, parashikimi i meteorologëve për ditët e ardhshme

Story i radhës

Zelensky ftoi Abazoviqin të vizitojë Kievin

Të fundit nga