Zelensky e jep jetën për Ukrainë, Hashimi e jepte Kosovën për veten!

February 27, 2022
min lexim

Ndonëse i pëlqyer në masë të madhe nga ukrainasit, Volodymyr Zelensky nuk ishte aq i njohur në botë. Pak e kanë njohur Zelenskyn, por ai ishte një nga komedianët më të njohur televiziv të Ukrainës, duke luajtur në një shfaqje televizive satirike. Zelensky, tani 44 vjeç, fitoi zgjedhjet presidenciale në vitin 2019 pasi pjesa më e madhe e fushatës së tij dyshohet se u financua nga një prej oligarkëve më të pasur dhe më të korruptuar të Ukrainës, Igor Kolomoisky.

Zelensky tani është lideri në qendër të një lufte të re në Evropë dhe në rrezik të vrasjes ndërsa Rusia nisi pushtimin në shkallë të vendit të enjten mbrëma. Por, me qëndresën e tij dhe refuzimin e mundësisë që të largohet nga vendi, sot, Zelensky është shndërruar në hero të botës së qytetëruar në betejë kundër pushtuesit. Pavarësisht se e di se është cak i rusëve, presidenti ukrainas nuk e ka lëshuar vendin e tij. Para pak ditësh deklaroi: “ Unë jam duke qëndruar në lagjet e qeverisë së bashku me të tjerët.

Armiku më ka caktuar mua si objektivin numër një dhe familjen time si objektivin numër dy”, megjithatë ka refuzuar të gjitha mundësitë për tu larguar. Nuk pranoi të largohet, botës i bëri thirrje “nuk kërkojë të shëtisë, kërkojë armë për të mbrojtur vendin tim”, deklaratë që një lider dhe patriot i madh e bën. Me fat janë ukrainaset që kanë një president të tillë, fat i madh që nuk është ndonjë soji i Hashim Thaçit, që për të mbrojtur veten e tij ishte në gjendje të ndante vendin.

Lerë që gjatë luftës tërë kohën ka ndenjur në hotele në Tiranë, pas lufte përdori çdo intrigë për të ardhur në pushtet, pastaj kur e pa që pasurinë s`po e gëzonte nga Gjykata e Hagës, Hashimi thuri plane me armikun kryesor për të amnistuar veten. Ja pse ukrainaset janë më fat, nuk kanë një president që mendon për veten, është në gjendje të jap edhe jetën për të mbrojtur popullin e tij.

Një president i tillë, që më të drejtë ka fituar simpatinë e botës, është model që duhet ndjekur. Hashimi, ta shoh nga Haga dhe të mësojë si duhet të jetë një president, të mbroj atdheun, qoftë edhe me jetën e tij. Për një president si Zenelsky edhe qytetarët janë në gjendje të japin jetën, për një si Hashimi nuk ja vlen asgjë, të tillët meritojnë neverinë, antipatinë dhe përbuzjen.

Ukrainaset sigurisht e duan dhe çmojnë presidentin e tyre, tani e tutje ai do të respektohet edhe më shumë, pasi nuk është vetëm president i zakonshëm por një hero që përkundër forcës së madhe të armikut, luftoi krah për krah me ushtarët e tij, nuk e lëshoi vendin e vet as kur jeta e tij ishte dhe është akoma në rrezik. Një president që është në gjendje me shit vendin e vet për pak pushtet, ai popull është fatkeq që ka një të tillë.

Ne ishim të tillë derisa e kishim Hashimin president, që edhe sot e kësaj ditë turpërohem se ai më ka përfaqësuar. Fatmirësisht, koha e tij kaloi për mos tu kthyer kurrë më. Zgjedhja e presidentit të vendit nuk është pa rëndësi të madhe, ja që mund të ndodh një situatë e tillë, një president në krye të detyrës unifikon popullin, një i tillë si Hashimi e përdor shtetin dhe krejt mekanizmat për veten, për fatin e tij personale. Ky është dallimi në mes të një presidenti të ndershëm dhe atdhetar, dhe një të pandershmi që është në gjendje me shit edhe vendin për interesat e tija personale.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Putini synon fitoren e plotë deri më 2 mars, thotë ish-zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë

Story i radhës

Covid19/ Bilanci për 24 orët e fundit

Të fundit nga

Drilon Ganiu, sekretar Gjeneral i FFM-së

Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më
ShkoLartë