Zelensky njofton objektivat e radhës të kundërofensivës ukrainase, rimarrjes e Donbasit dhe te Krimese.
“Të mos harrojmë askënd, nuk do të lëmë askënd pas. Gëzimi për çlirimin e Khersonit do të ndihet edhe në Henicesk dhe Melitopol”, tha presidenti ukrainas.
“Ne do të mbërrijmë në të gjitha qytetet dhe fshatrat tona në Donbas. Sigurisht që do të shohim forcat ukrainase të takohen me flamujt ukrainas në Krime, të cilët qytetarët i mbajnë ende atje dhe do të ketë qindra në rrugë në ditën e çlirimit.”
Presidenti ukrainas i beri deklaratat ne nje kohe qe tashme Kherson sapo është çliruar nga pushtimi rus.