Zejdi i thotë Kurtit: Ia ke huq, po shkelni mbi interesat kombëtare shqiptare në Maqedoninë e Veriut

November 18, 2024
1 minut lexim


Për deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar edhe Skender Rexhepi-Zejdi, ku tha se, deklarata e tij është e përgatitur në kuzhinën e qeverisë antishqiptare maqedonase që, që sipas tij, për interesat e ngushta, po shkelin mbi interesat kombëtare shqiptare në Maqedoninë e Veriut, përcjell TV21. Zejdi tha se, Kurti ka shkelur mbi çdo fjalë të tijën, duke u bërë servil i një qeverie e cila në agjendën e saj e ka deshqiptarizimin e vendit

“KRYEMINISTËR EDHE KËSAJ RADHE IA KE HUQ


Me gjithë respektin për ju si kryeministër i Kosovës, por me deklaratën amatoreske për gjuhën shqipe, deklaratë kjo e pregaditur në kuzhinën e qeverisë antishqiptare maqedonase, edhe një herë po dëshmoni që, për interesat e ngushta të juaja, po shkelni mbi interesat kombëtare shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Për të mbuluar faktin që, Qeveria e Kosovës nuk ka komunikim të rregulltë ndërqeveritar me asnjë qeverii fqinje të saj, e as edhe me Shqipërinë (pa dashur të hyj në arsyet), ju duke shkelur mbi çdo fjalë tuajën të thënë për mbrojtjen e interesave mbarë kombëtare, u bëtë servil i një qeverie e cila në agjendën e saj e ka deshqiptarizimin e vendit.


Kryeministër…

Me agjendën e qeverisë në RMV, nëpërmjet Gjykatës Kushtetuese, po cënohet ligji për gjuhët (shqipe), ligj i cili është më i avansuari deri sot dhe çdo prekje e këtij ligji është shkelje e rënd mbi të arrituat me gjak.


Kryeministër…

Mos haroni që, fal këtij ligji sot si gjuhë zyrtare në Kuvendin, Qeverinë si dhe shumë institucione qeveritare të RMV-së, flitet vetëm shqip e maqedonisht dhe asnjë gjuhë tjetër.

Falë këtij ligji shumë shpejt duheshte që të uniformat dhe banknotat të jenë edhe shqip.

Kryeministër…

Falë këtij ligji gjithkund deri sot ftymoheshte edhe shqip.

Nëse cënohen ky ligj, asgjë më nuk do të jetë e njëjtë, Kryeministër”, ka shkruar Zejdi



Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rexhepi-Zejd i reagon Kurtit: Ia ke huq kryeministër! Deklaratë amatoreske e antishqiptare…

Story i radhës

Sherri me thika në kryeqytet, Presidenti Begaj shpreh ngushëllimet për familjen e 14-vjeçarit: Të frenojmë promovimin e dhunës në rrjete sociale

Të fundit nga

ShkoLartë