u shtrua ne spital pasi gjendja e tij u perkeqesua vdes nje nga kryeministrat me jetegjate te indise 676e60fb965d9

U shtrua në spital pasi gjendja e tij u përkeqësua, vdes një nga kryeministrat më jetëgjatë të Indisë

December 27, 2024
1 minut lexim

Ish-kryeministri indian Manmohan Singh ka vdekur në moshën 92-vjeçare. Singh ishte një nga kryeministrat më jetëgjatë të Indisë dhe ai u konsiderua arkitekti i reformave kryesore liberalizuese ekonomike, si kreu i qeverisë nga 2004-2014 dhe më parë si ministër i financave.

Raportohet se ai ishte shtruar në një spital në kryeqytetin Delhi pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua.

Ndër ata që i bënë homazhe Manmohan Singh ishte kryeministri Narendra Modi, i cili shkroi në mediat sociale se “India mban zi për humbjen e një prej liderëve të saj më të shquar”.

Narendra Modi deklaroi se “mençuria dhe përulësia e Singh ishin gjithmonë të dukshme” dhe se ai kishte bërë përpjekje të mëdha për të përmirësuar jetën e njerëzve gjatë kohës së tij si kryeministër.

Priyanka Gandhi, vajza e ish-kryeministrit Rajiv Gandhi dhe një anëtare e partisë së Kongresit, u shpreh se Singh ishte “vërtetë egalitar, i mençur, me vullnet të fortë dhe i guximshëm deri në fund”.

Vëllai i saj Rahul, i cili drejton Kongresin, tha se ai “kishte humbur një mentor dhe udhërrëfyes”.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

qeverisa sot mban mbledhje ne rend dite shqyrtimi i shtesave per femije dhe pensioniste 676e59b6903d1
Story i mëparshëm

Qeverisa sot mban mbledhje, në rend dite shqyrtimi i shtesave për fëmijë dhe pensionistë

sa para fitoi macaulay culkin nga filmi home alone 676e62dc22c81
Story i radhës

Sa para fitoi Macaulay Culkin nga filmi “Home Alone”?

Të fundit nga

ShkoLartë