IMG 20260812 WA0111

Zëdhënësja e Qeverisë Venera Azizi: “25 vjet dhe përtej” nuk është vetëm moto për përvjetor, është thirrje për të ardhmen

August 12, 2026
1 minut lexim

Zëdhënësja e Qeverisë, Venera Azizi, gjatë shënimit të përvjetorit të 25 të nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit ka vlerësuar se kjo datë është një moment i rëndësishëm për reflektim mbi rrugën e përshkuar, por edhe për diskutimin e përgjegjshëm mbi të ardhmen.

“Sot ishte një ditë e rëndësishme për reflektim mbi rrugën që kemi përshkuar gjatë këtyre 25 viteve pas nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, por edhe për të diskutuar me përgjegjësi për atë që na pret përpara”, ka thënë Azizi gjatë moderimit të paneleve të diskutimit.

Zëdhënësja e Qeverisë Venera Azizi ka bërë të ditur se përmes tre paneleve, së bashku me përfaqësues institucional, diplomat, kryetar komunash, politikan, profesor, ekspert, studiues dhe gazetarë, është diskutuar për marrëdhënien ndërmjet Marrëveshjes së Ohrit dhe integrimit evropian, ndërtimin e paqes së qëndrueshme, si dhe rolin e decentralizimit dhe zhvillimit lokal në forcimin e demokracisë dhe kohezionit shoqëror.

“25 vite pas Marrëveshjes së Ohrit, pyetja nuk duhet të jetë vetëm se çfarë kemi arritur, por edhe çfarë duhet të bëjmë më mirë”, ka theksuar gjatë debatit të sotëm zëdhënësja e Qeverisë.

Sipas saj, paqja nuk është vetëm mungesa e konfliktit, por ajo që ndërtohet çdo ditë përmes institucioneve funksionale, sundimit të ligjit, barazisë, mundësive të barabarta, dialogut dhe besimit.

Azizi gjithashtu gjatë shënimit të 25 vjetorit të MO-së ka vënë theks të veçantë edhe tek brezat e rinj, duke theksuar se diversiteti duhet të shihet jo si burim ndarjeje, por si një prej vlerave më të mëdha të shoqërisë.

“25 vjet dhe përtej” nuk është vetëm një moto për një përvjetor. Është një thirrje për të ardhmen. Një e ardhme evropiane, demokratike dhe e përbashkët, ku paqja ruhet, demokracia forcohet, besimi fitohet dhe bashkëjetesa kultivohet çdo ditë, ka theksuar ajo.

Në fund, Azizi ka shprehur mirënjohje për të gjithë panelistët dhe të pranishmit për kontributin, mendimet dhe gatishmërinë për një diskutim të hapur e përmbajtësor. “Vazhdojmë përtej”, përfundon mesazhin e saj zëdhënësja e Qeverisë.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

25 vjet nga masakra e lubotenit kujtimi per 10 civilet shqiptare nuk shuhet 6a7cb7ae8e9b8
Lajmi i mëparshëm

25 vjet nga masakra e Lubotenit: Kujtimi për 10 civilët shqiptarë nuk shuhet

Të fundit nga

ShkoLartë