25 vjet nga masakra e lubotenit kujtimi per 10 civilet shqiptare nuk shuhet 6a7cb7ae8e9b8

25 vjet nga masakra e Lubotenit: Kujtimi për 10 civilët shqiptarë nuk shuhet

August 12, 2026
min lexim
Screenshot 2026 08 12 160810

“Një vëlla e vranë para nënës. E godisnin ai u ngrit në këmbë pasi nuk i duronte dhimbjet dhe e vranë para nënës time e vranë. Vëllaun më të vogël vetëm 13 vjeçar e morën. Ai ishte fëmijë. Babanë ma plagosën, dy vëllezër mi vranë. Tre kushërinj i vranë. Ishim të gjithë civil”. tha; Nevaip Bajrami – Banor i Lubotenit

Kështu rrëfen momentet e tmerrit që përjetoi familja e Nevaip Bajramit në Luboten të Shkupit, ku me 12 gusht, një ditë para Marrëveshjes së Ohrit që synonte t’i jepte fund konfliktit, në Luboten ndodhën 10 vrasjet e civilëve ndërsa shumë të tjerë u plagosën dhe u keqtrajtuan.

Nga banorët e fshatit Luboten, familjarë, të afërm dhe politikanë, sot u përkujtuan viktimat e ngjarjeve të gushtit të vitit 2001.

Sot erdhëm që të nderojmë 10 martirët e fshatit tonë dhe të vulës së Marrëveshjes së Ohrit. Pasi rruga për në Marrëveshjen e Ohrit kaloi nëpërmjet fshatit Luboten. Ndajmë dhimbjen me të gjithë dëshmorët e kombit dhe jemi falënderues që sot jeni këtu që sadopak të freskoni plagën që kemi edhe pse koha kalon dhe dhimbjet trupore mund të shërohen por dhimbjet e zemrës asnjëherë nuk shërohen.” tha Ahmet Ahmeti – Banor i Lubotenit.

I pranishëm ishte edhe Arbër Ademi nga BDI-ja, i cili pas homazheve dhe vendosjes së luleve në varrezat e dëshmorëve tha se kujtimi për viktimat e Lubotenit duhet të ruhet dhe të mos harrohet.

“Vijmë në fshatin Luboten jo vetëm për të ndarë këtë dhimbje, jo vetëm për të shënuar e përkujtuar krimin e aparatit shtetëror, krim i cili është vërtetuar edhe me aktgjykim të plotfuqishëm të gjykatës ndërkombëtarë të Hagës ku fajtorët dolën në bankën e të akuzuarve dhe morën vendimin e merituar duke u konfirmuar fajësia e tyre por sot jemi këtu edhe për të reflektuar se kah kemi kaluar ne si komb, çfarë sakrificash është dashur që të bëjmë që sot edhe pse me vështirësi të jetojmë të lirë.”tha;Arbër Ademi – Sekretar i Përgjithshëm i BDI-së

Ngjarjet në Luboten nisën më 10 gusht të 2001, pas shpërthimit të një mine në Malin e Zi të Shkupit, ku u vranë tetë pjesëtarë të strukturave të sigurisë. Fshati u rrethua dhe për dy ditë u granatua, ndërsa më 12 gusht në Luboten hynë qindra pjesëtarë të policisë dhe nisën bastisjet shtëpi më shtëpi.

Rasti i Lubotenit u trajtua edhe nga Tribunali Penal Ndërkombëtar. Në vitin 2008, Johan Tarçulovski u dënua me 12 vjet burg për krime të kryera ndaj shqiptarëve në Luboten, ndërsa Ljube Boshkoski u shpall i pafajshëm. Në aktgjykim, Tribunali konstatoi se operacioni policor i 12 gushtit përfshinte vrasje, trajtim mizor dhe shkatërrim të pronës së banorëve shqiptarë të Lubotenit. /Alsat.mk

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zekerija berisha me shendetin e qytetareve nuk behet opozite uji i shkupit eshte i sigurt per pije 6a7cb66554e7f
Lajmi i mëparshëm

Zekerija Berisha: Me shëndetin e qytetarëve nuk bëhet opozitë! Uji i Shkupit është i sigurt për pije

IMG 20260812 WA0111
Lajmi i radhës

Zëdhënësja e Qeverisë Venera Azizi: “25 vjet dhe përtej” nuk është vetëm moto për përvjetor, është thirrje për të ardhmen

Të fundit nga

ShkoLartë