zekerija berisha me shendetin e qytetareve nuk behet opozite uji i shkupit eshte i sigurt per pije 6a7cb66554e7f

Zekerija Berisha: Me shëndetin e qytetarëve nuk bëhet opozitë! Uji i Shkupit është i sigurt për pije

August 12, 2026
1 minut lexim

Këshilltari i koalicionit VLEN në Këshillin e Qytetit të Shkupit, Zekerija Berisha, ka reaguar lidhur me cilësinë e ujit të pijshëm në kryeqytet, duke thënë se analizat e kryera nga institucionet kompetente kanë konfirmuar se uji është i sigurt për konsum.

Berisha ka theksuar se janë marrë 42 mostra nga rrjeti i ujësjellësit dhe se analizat mikrobiologjike, fiziko-kimike, si dhe analiza e jashtëzakonshme PCR, nuk kanë evidentuar praninë e baktereve të dëmshme.

“Uji i Shkupit është kontrolluar dhe është i sigurt për pije. Institucionet kompetente kanë marrë 42 mostra nga rrjeti i ujësjellësit, ndërsa analizat mikrobiologjike dhe fiziko-kimike janë në përputhje me standardet. Edhe analiza e jashtëzakonshme PCR nuk ka treguar prani të E. coli, koliformeve apo Pseudomonas aeruginosa.

Këto janë fakte. Gjithçka tjetër është përpjekje për të prodhuar frikë.

Dhe këtu duhet të jemi shumë të qartë: nuk bëhet opozitë me shëndetin e njerëzve!

Është e papranueshme që kushdo, nga cilado parti apo radhë politike qoftë, të tentojë të fitojë pikë politike duke mbjellë panik për ujin që pinë fëmijët tanë, familjet tona dhe qindra mijëra qytetarë të Shkupit.

Opozitarizmi është legjitim. Kritika është e nevojshme, por përhapja e frikës pa prova nuk është opozitë, është papërgjegjësi politike dhe shoqërore.

Kur ka problem real, ne si këshilltarë të VLEN-it në Këshillin e Qytetit të Shkupit do të jemi të parët që do të kërkojmë përgjegjësi, transparencë dhe masa konkrete. Por kur dikush përpiqet të fabrikojë krizë aty ku analizat thonë të kundërtën, do ta themi po aq hapur: mjaft me manipulimin e qytetarëve!

Shëndeti publik nuk është armë politike.

Uji i pijshëm nuk është temë për propagandë.

Frika e prindërve nuk është kapital elektoral.

Politikë bëni sa të doni, por duart larg shëndetit të qytetarëve!

Me shëndetin nuk bëhet politikë. Me panikun nuk fitohet besimi, dhe me frikën e qytetarëve nuk mblidhen vota.

Shëndeti dhe siguria e qytetarëve janë mbi çdo parti, mbi pushtetin dhe mbi opozitën”, ka shkruar Berisha.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nga kuajt dhe animet te ideologjia naziste historia e 16 vjecares qe u radikalizua ne internet dhe u trajtua si terroriste 6a7cb2f1d536e
Lajmi i mëparshëm

Nga kuajt dhe animet te ideologjia naziste, historia e 16-vjeçares që u radikalizua në internet dhe u trajtua si terroriste

25 vjet nga masakra e lubotenit kujtimi per 10 civilet shqiptare nuk shuhet 6a7cb7ae8e9b8
Lajmi i radhës

25 vjet nga masakra e Lubotenit: Kujtimi për 10 civilët shqiptarë nuk shuhet

Të fundit nga

ShkoLartë