Kanë nisur punimet për restaurimin e “Folesë së Shqiponjës”, ish-rezidencës së Adolf Hitlerit në Alpet Bavareze të Gjermanisë, pasi një zjarr në tetor shkaktoi dëme të konsiderueshme në ndërtesë, duke shkatërruar çatinë dhe një pjesë të mobilieve historike.
Autoritetet gjermane kanë arrestuar një person të dyshuar për zjarrvënie, i cili aktualisht po mbahet në një klinikë psikiatrike.
Ndërkohë, në objekt janë vendosur skela dhe vinça për riparimin e dëmeve dhe ndërtimin e një çatie të re, përpara ardhjes së dimrit.
E ndërtuar në vitin 1938 pranë qytetit të Berchtesgadenit, ndërtesa është një atraksion turistik që vizitohet nga rreth 300 mijë persona çdo vit. Pas zjarrit, ajo mbetet e mbyllur për vizitorët.
Restaurimi ka rikthyer edhe debatin në Gjermani, pasi disa kritikë kërkojnë që ndërtesa të lihet në rrënoja për të shmangur kthimin e saj në një vend pelegrinazhi për nostalgjikët e nazizmit.
Burimi: botasot.info


