pas me shume se kater dekada kodra e diellit serish me plan detal urbanistik 6b074b5da5271

Pas më shumë se katër dekada Kodra e Diellit sërish me plan detal urbanistik

November 25, 2026
1 minut lexim
kodraa

Pas 46 vjetësh është miratuar Plani Detal Urbanistik për Kodrën e Diellit. Masterplani në vete ngërthen 12 plane detale urbanistike si për pjesën e vilave po ashtu edhe për pjesën ku do të ndërtohen hotelet e reja.

“Plani në vete ngërthen 12 plane detale dhe më tepër është një master plan i punuar ku janë të parapara një sërë destinimesh duke filluar nga vikend shtëpizat, objektet komerciale, hotelerike dhe nga miratimi i këtij pani detal për kodrën e Diellit të njëjtin automatikisht e kemi dërguar në seancën e radhës të këshillit për miratim ku presim mbështetjen e gjithë këshilltarëve. Është bërë një punë shumë e madhe për gati gjashtë vite sa merremi me këtë procedurë”, Deklaroi Rilind Selmani, Shef i Urbanizmit në Komunën e Tetovës.

Sipas autoriteteve, vendoset një rregull ndërtimi si për vikend shtëpizat po ashtu edhe për objektet komerciale.

“Mbi 30 hektarë do jenë komplex hotelesh dhe mbi 30 hektarë janë vikend shtëpiza përfshi dhe ato ekzistuese, dikund mbi një hektar janë institucionet shtetërore dhe pastaj kemi garazhin në kate dhe pjesën e gjelbërimit. Besoj se me këtë plan do zgjidhet si çështja infrastrukturore pra ajo nëntokësore dhe mbi tokësore për kodrën e Diellit”, Tha Rilind Selmani, Shef i Urbanizmit në Komunën e Tetovës.

Pas miratimit në këshillin komunal, plani do regjistrohet në kadastër, ndërsa më pas kompetencat për të i kalojnë komunës. Plani i fundit për Kodrën e Diellit është sjellë në vitin 1980./Alsat.mk.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mickoski nga brukseli presim edhe 75 milione euro nga be ja dhe heqjen e roamingut 6b074aea999af
Lajmi i mëparshëm

Mickoski nga Brukseli: Presim edhe 75 milionë euro nga BE-ja dhe heqjen e roamingut

sali 28 nentori na kujton pergjegjesine per ta forcuar lidhjen kombetare duke ecur bashke drejt se ardhmes evropiane 6b074bd0a113d
Lajmi i radhës

Sali: 28 Nëntori na kujton përgjegjësinë për ta forcuar lidhjen kombëtare, duke ecur bashkë drejt së ardhmes evropiane

Të fundit nga

Kina lëshon me sukses anijen kozmike me ekuipazh

Agjencia Kineze e Hapësirës me Ekuipazh njoftoi të mërkurën se lëshimi i anijes kozmike me ekuipazh Shenzhou-24 ishte i suksesshëm. Raketa mbartëse “Long March-2F Y24” u ngrit nga Qendra e Lëshimit të
ShkoLartë