Ai është spektakli më i madh i kërcimit në vend. Dhe bëhet fjalë për “Dancing with the Stars” show-n magjik që do të nisë pikërisht në muajin tetor.
Personazhet vip dhe artistët pjesë e kastit të DWTS i zbuluam, dhe tani na ka mbetur të shohim cilët janë partnerët e tyre skenikë.
Çifte që me siguri do të na dhurojnë emocione të forta, ku përmes punës së palodhur, talentit dhe bashkëpunimit të përsosur, dyshet më të reja skenike do të kenë një qëllim të vetëm, fitoren.
Ai është aktori Genti Hazizi, të cilin të gjithë e kemi njohur përmes roleve të tij komike. Duket se Genti është gati për sfidën e kërcimit dhe padiskutim që do ta shohim aktorin në një dimension të ri.
Ajo është shpallur 2 herë kampione Europe në danc sportiv dhe 15 herë kampione e Greqisë, aty ku ka jetuar për shumë vite. E dashuruar me kërcimet latine, Emanuela është gati që t’i japë Gentit leksionet që i nevojiten. Suksese dyshes energjike!