​Lufta mes Joshua dhe Furyt mund të dështoj

Kampioni i peshave të rënda në WBC, Tyson Fury po humbet durimin me Anthony Joshuan ndërsa bisedimet për luftën e tyre të propozuar vazhdojnë të zvarriten.

Siç qëndron situata tani për tani, Fury dhe Joshua kanë rënë dakord publikisht për një luftë më 3 dhjetor, e cila përfshin një ndarje 60/40 të fitimeve në favor të Fury-t.

Një kontratë iu dërgua Joshua-s, por ende nuk është nënshkruar nga ish-kampioni dy herë i unifikuar i peshave të rënda të botës, pasi ekipi i tij po i shikon disa detaje përpara se të vendosë nënshkrimin në letër.

Megjithatë, ‘The Gypsy King’ po lodhet nga procesi i stërzgjatur i negociatave dhe e bëri të qartë këtë në Mançester të shtunën mbrëma, pasi pa shokun e tij të skuadrës Joeseph Parker të eliminohej nga Joe Joyce në AO Arena.

“E hëna është afati përfundimtar”, tha Fury për “talkSPORT”.

“Nëse nuk e nënshkruajnë kontratën deri të hënën, ai mbetet jashtë kësaj lufte.”, shtoi ai.

Promotori i boksit, Eddie Hearn, i cili ka udhëhequr karrierën e Joshuas që kur ai u bë profesionist në vitin 2013, pretendon se pavarësisht kërkesave të Furyt, lufta nuk do të nënshkruhet menjëherë pasi ka ende punë për të bërë.

“Nuk ka asnjë mënyrë që kjo luftë të nënshkruhet të hënën,” tha Hearn të shtunën mbrëma në Nottingham.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zbulohet një tjetër çift i “Dancing with the Stars”!

Story i radhës

Kombëtaret gjymtojnë Realin e Madridit dhe Barcelonën

Të fundit nga