Ali Ahmeti shuan dilemat: Mbetem Kryetar i BDI-së deri në 2028

“Nuk jam funksionar por jam misionar.Përderisa vendi akoma nuk është anëtarësuar për në BE sepse atë të NATO-s e arrita, kështuqë në qafë do më keni edhe katër vite” kështu deklaroi të dielën lideri i BDI -së Ali Ahmeti informon Tetovasot.

Këto komente Ahmeti i bëri në promovimimin e programës IPARD 3 MBP dhe EU ku merrnin pjesë gjithë strukturat më të larta të partisë së tij.

Lideri i BDI -së tha se organizimet e brendshme partiake mbesin si të tilla.

BDI sipas tij për 20 vite ka investuar në kuadro dhe për aq vite ato mbi shpatulla i kanë bartur tërë përgjegjësitë misionarët e këtij subjekti.

Ky investim sipas tij është një thesar i jashtëzakonshëm i shqiptarëve të Maqedonisë .

Anarkia sipas tij nuk ka vend në këtë situatë kur para nesh shtrohen detyra të rëndësisë së veçantë.

Këtu janë negociatat për anëtarësim në BE,janë projekte të jashtëzakonshme siç është korridori i tetë dhe projekte tjera të rëndësishme tha ai.

Duhet të punojmë fort në zbatim të reformave në gjyqësi, në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, njerëzve që kanë shfrytëzuar benificionet.

Ne duhet të përshpejtojmë rrugën drejt anërarësimit drejt BE-së, deklaroi Ali Ahmeti.

Story i mëparshëm

Brenda dasmës me 300 të ftuar të Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës! Ja ku do zhvillohet ceremonia e martesës

Story i radhës

Zbulohet një tjetër çift i “Dancing with the Stars”!

Të fundit nga