Sipas faqes së njohur “Gambling.com”, shumica e sportistëve të arteve marciale mikse (MMA) mashtrojnë në lidhje me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale, më konkretisht në “Twitter”. Sipas kësaj faqe, sportistët kanë rreth 35 deri në 45% më pak fansa, pasi një pjesë e mirë e tyre janë të rremë.
Sportisti i UFC-së me më shumë fansa është Conor McGregor, me 9.6 milionë ndjekës, por 42% e tyre janë të rremë, e barazvlefshme kjo më 4 milonë ndjekës. Luftëtari i dytë më i ndjekur në “Twitter” është Andreson Silva, me 7.5 fansa, por edhe ai, 38% të tyre i ka emra të rremë.
Në këtë listë të “top-10” ndjekësve është edhe Khabib Nurmagomedov, që ka 36% të ndjekësve të tij të rremë, apo Nate Diaz, me 38% të fansave të rremë. Ai që ka përqindjen më të lartë të ndjekësve të rremë është Cody Garbrandt, me gati 49% të tyre.
Lista
Conor McGregor: 9,600,000 ndjekës – 4,081,338 të rremë (42.3%)
Anderson Silva: 7,500,000 ndjekës – 2,849,671 të rremë (38%)
Jon Jones: 2,700,000 ndjekës – 1,092,496 të rremë (40.3%)
Georges St-Pierre: 2,100,000 ndjekës – 871,548 të rremë (41.5%)
Nate Diaz: 2,100,000 ndjekës – 820,040 të rremë (38.3%)
Khabib Nurmagomedov: 2,100,000 ndjekës – 756,021 të rremë (36.6%)
Daniel Cormier: 1,400,000 ndjekës – 517,512 të rremë (37%)
Israel Adesanya: 1,400,000 ndjekës – 489,443 të rremë (34.4%)
Dustin Poirier: 985,000 ndjekës – 362,448 të rremë (36.8%)
Cody Garbrandt: 361,000 ndjekës – 176,366 të rremë (48.8%)