Zbulohet lëvizja e radhës e PD, Alibeaj mbledh nesër grupin parlamentar

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka thirrur mbledhjen e radhës së grupit të PD-së, e cila do mbahet nesër në orën 09:00.

Mbledhja do të mbahet pak para seancës plenare, por ende nuk dihet se çfarë do të diskutohet.

Kjo është mbledhja e parë e grupit pas vendimit të Gjykatës Civile, e cila njohu zyrtarisht statutin e Kuvendit të 11 dhjetorit, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Me njohjen e statutit, u njoh edhe grupi i Rithemelimit të PD-së, por nuk dihet nëse këta të fundit do të jenë pjesë e mbledhjes.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Anëtarësimin në NATO, nuk e shoh vetëm si aspiratë por, domosdoshmëri!

Story i radhës

Argjentina “ngec” me Ekuadorin

Të fundit nga