Argjentina “ngec” me Ekuadorin

Kanë përfunduar dhe ndeshjet e fundit të fushatës kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022” në Amerikën e Jugut.

Brazili ka arritur të fitojë me “poker” 0-4 ndaj Bolivisë në transfertë. Golat u realizuan nga Paketa, Riçarlison dy herë dhe Guimaraesh. “Seleçao” i mbyll këto kualifikuese në vendin e parë në kuotën e 45 pikëve.

Argjentina ka “ngecur” në barazimin 1-1 ndaj Ekuadorit në transfertë. Golat u realizuan nga Alvarez për skuadrën e Skalonit, ndërsa barazimi erdhi në sekondat e fundit në minutën e 90+3′ nga Valencia.

Të dyja skuadrat janë kualifikuar në Botëror, teksa Argjentina u rendit në vendin e 2-të duke koleksionuar 39 pikë, ndërsa Ekuadori në vendin e 4-të duke grumbulluar 26 pikë.

Uruguaji ka triumfuar me shifrat 0-2 ndaj Kilit në transfertë. Golat u shënuan nga Luis Suarez dhe Valverde. Uruguaji ka prerë një biletë për në Kupën e Botës duke u renditur në vendin e 3 me 28 pikë, ndërsa Kili u rendit në vendin e 7 me 19 pikë, duke u mos u kualifikuar për në Katar.

Peruja ka arritur të marrë një tre pikësh të artë teksa ka fituar me rezultatin 2-0 në shtëpi. Golat u shënuan nga ish-sulmuesi i Milanit, Xhanluka Lapadula dhe Jotun duke e dërguar kombëtaren e tyre në “Play-Off” të Botërorit të Katarit.

Kolumbia fitoi me shifrat minimale 0-1 në transfertë ndaj Venezuelës. Goli i vetëm i takimit u realizua nga Hames Rodrigez me penallti. Të dyja kombëtaret kanë mbetur jashtë Botërorit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zbulohet lëvizja e radhës e PD, Alibeaj mbledh nesër grupin parlamentar

Story i radhës

Rama me importuesit dhe eksportuesit: Kemi vendosur garanci sovrane! Do të sigurojmë rezervat, ju nuk do humbisni asnjë qindarkë

Të fundit nga