Zbulohen dy automjete që transportonin udhëtar jashtë Maqedonisë pa dokumentacion përkatës

January 30, 2022
1 minut lexim

Dje, policët e Stacionit Policor në Tabanoc në kuadër të Qendrës rajonale për punë kufitare Veri kanë kryer kontrolë në dy automjete që kanë kryer transport ndërkombëtar të udhëtarëve.

Gjatë kontrollit, siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, në furgonin “ford tranzit” me targa të Bullgarisë, me shofer T.T.(35) nga Strumica është konstatuar se vetura nuk posedon dokumentacionin adekuat për transport ndërkombëtar të udhëtarëve.

Rasti tjetër, gjatë kontrollit të autobusit me targa të Shkupit me shofer P.I.(31) nga Shkupi është konstatuar se shoferi nuk posedon dokumentacionin e kompletuar për transport ndërkombëtar të udhëtarëve dhe mallrave.

Ndaj dy veturave nga ana e Inspektoratit Shtetëror për transport është shqiptuar gjobë përkatëse.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zbulo nëse ke një fytyrë sheqeri, bulmeti, apo vere dhe përshtati ushqimet

Story i radhës

1.254 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni, humbin jetën 21 persona

Të fundit nga

Pa pritje e kolona në pikat kufitare

Ndonëse jemi në prag të festave të fundvitit, të dhënat nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar bëjnë të ditur se nuk ka kolona dhe pritje në asnjë nga pikat kufitare të Kosovës.
ShkoLartë