Zbulo nëse ke një fytyrë sheqeri, bulmeti, apo vere dhe përshtati ushqimet

Ka disa shkolla që flasin për marrëdhënien e gjendjes së lëkurës së fytyrës me ushqimet që njerëzit konsumojnë. Disa thonë që puçrrat shtohen në përpjestim me sasinë e çokollatës që ha, të tjera thonë që këto nuk ndërlidhen dhe specialistja e kujdesit për lëkurën, Nigma Talib thotë që e kupton, që në sekondë, çfarë ha pacienti që hyn në klinikë duke kontrolluar si po plaket lëkura e tij.

Ideja është që lëkura reflekton shëndetin e aparatit tretës dhe ti mund të shohësh pjesë të ndryshme të fytyrës që reagojnë ndaj stresit në zorrë, sipas ushqimeve ose pijeve të cilat nuk i toleron.  Nëse keni pyetur veten pse kafeja ju shkakton rrathë të zinj sysh, ose pse vera ju skuq faqet, mund t’i merrni parasysh këto ide.

Fytyrat e sheqerit

Karakteristikat

Vija ose rrudha në ballë, qese poshtë syve, lëkurë e zbehtë, puçrra në të gjithë fytyrën, që dhembin, hollim i lëkurës, një nuancë gri, vetulla të holla.

Pse?

Mund të jetë ndërprerja  e aktivitetit të baktereve në zorrë që mund të shpërthejë puçrrat.

Ngritjet e insulinës ushtrojnë presion në gjendrat adrenale që kontrollojnë pjesërisht rritjen e vetullave, kështu që ti mund të shohësh një hollim apo rrallim të tyre.

Fytyra e verës

Karakteristikat

Vija të theksuara ose skuqje ndërmjet syve, kapakë të rënë, pore të zmadhura, lëkurë e dehidratuar dhe vija në faqe, mollëza dhe hundë të skuqur, vija të thella buzëqeshjeje.

Pse?

Alkooli është dehidratues, kështu që mund t’i theksojë vijat dhe rrudhat, kryesisht në pjesën mes vetullave. Alkoholi mund të shkaktojë zgjerimin e kapilarëve që shkakton skuqjen e faqeve.

Fytyra e glutenit

Karakteristikat

Faqe të fryra, të kuqe, pigmentim të errët ose njolla rreth mjekrës.

Pse?

Një rritje e inflamacionit në trup, shkaktuar nga gluteni, mund të çojë në një lëkurë të fryrë dhe të skuqur.

Nëse ti reagon ndaj glutenit, edhe sistemi yt tretës reagon, që ndikon ekuilibrin riprodhues, që mund të shkaktojë në puçrra hormonale sidomos rreth mjekrës.

Fytyra e bulmetit

Karakteristikat

Kapakë të fryrë sysh, qese dhe rrathë të zinj poshtë syve, njolla të vogla të bardha dhe puçrra të fryra në mjekër.

Pse?

Një intolerancë e zakonshme ndaj laktozës mund të ndikojë gjithashtu sistemin imunitar duke shkaktuar reagime të tjera inflamatore në trup. Ashtu si enjtet kyçi i lënduar, ashtu edhe sytë fryhen dhe bëhen me qese më të dukshme.

Estrogjeni dhe progresteroni në qumësht mund të nxisin qelizat e lëkurës të mbiprodhojnë yndyrë që bllokon poret dhe shkakton grumbullim sebumi, puçrra dhe njolla.

Atëherë…brokoli për drekë?

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Prishtina përgatitet me intesitet në Turqi

Story i radhës

Zbulohen dy automjete që transportonin udhëtar jashtë Maqedonisë pa dokumentacion përkatës

Të fundit nga