1.254 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni, humbin jetën 21 persona

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga 5.082 testime janë regjistruar 1.254 raste me COVID-19.

Prej rasteve të reja 655 janë në Shkup, Manastir 87, Kumanovë 55, Tetovë dhe Kavadar 46, Prilep 40, Veles 33, Shtip 31, Strumicë 30, Gejvgjeli 29, Gostivar 25, Negotinë 23, Kërçovë dhe Sveti Nikole 19, Ohër dhe Koçani 17, Resnjë dhe Kriva Pallanka 12, Bogdanci 9, Vinicë 8, Radovish dhe Dibër 5, Dellçevë 4, Krushevë, Makedonski Brod dhe Pehçevë 3, Berovë, Vallandovë, Kratovë dhe Demir Hisar 2 dhe nga 1 në Probishtip, Makedonska Kamenica, Demir Kapi dhe Dojran.

Nga gjithsej 1.254 rastet e reja, 169 janë riinfektime. Po ashtu janë shëruar edhe 28 pacientë të shëruar dhe 21 persona humbën jetën.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë diagnostifikuar 268.191 persona, ndërsa prej tyre 239.694 janë shëruar dhe 8.383 persona kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive në Maqedoni është 20.114.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zbulohen dy automjete që transportonin udhëtar jashtë Maqedonisë pa dokumentacion përkatës

Story i radhës

Isaac Herzog zbarkon në Emiratet e Bashkuara Arabe për një vizitë historike presidenciale

Të fundit nga