Zbulohen detajet e rënda, si i mbante të ngujuar prej 6 vitesh 52-vjeçari bashkëshorten dhe dy djemtë adoleshentë

November 6, 2022
1 minut lexim

Xherxh (Gjergj) Laçi kishte ngujuar familjen e tij prej 6 vitesh në një banesë në fund të rrugës “5 Maji” në Tiranë për shkak të bindjeve të tij radikale.

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja rreth kësaj ngjarje të rëndë që u zbulua ditën e sotme nga policia e Tiranës.

Mësohet se autori kishte jetuar prej disa kohësh në Itali dhe më pas është kthyer në Tiranë. Bashkëshortja e tij kishte 6 vite që nuk dilte nga banesa, ndërkohë që dy djemtë e tyre të moshave15 dhe 17 vjeç kanë mbaruar vetëm shkollën 9-vjeçare dhe prej një viti nuk kanë dalë fare nga shtëpia.

Ata merrnin nga ushqime nga kryefamiljari Laçi dhe një i afërm i tyre.  “Ju nuk mund të dilni jashtë se mund të infektoheni”, u ka thënë ai duke i kërcënuar dhe dhunuar vazhdimisht me armë të ftohta.

Shtëpia në fund të rrugës “5 Maji” ku banonte familja me katër anëtarë nuk kishte as drita, as ujë dhe as televizor dhe dritaret ishin të mbyllura, ku as drita nuk hynte.

Sipas dëshmitarëve Laçi dilte vetëm për faljen e xhumasë (të premtes), por prej 6 muajsh nuk kishte shkelur përtej pragut të banesës. Kanë qenë banorët ata që kanë njoftuar policinë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Duka: I bindur që do t’i shërbejë zhvillimit të mëtejshëm të futbollit!

Story i radhës

Ndryshon moti, ky është parashikimi për 5 ditë

Të fundit nga

ShkoLartë