gashi per oferten e filipces i perkrah idete e tilla kur behet fjale per qasjen e nje burreshtetasi ndaj gjerave 676d4e4d0484e

Gashi për ofertën e Filipçes: I përkrah idetë e tilla kur bëhet fjalë për qasjen e një burrështetasi ndaj gjërave

December 26, 2024
1 minut lexim

Shkup, 26 dhjetor – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në brifingun e ostëm me gazetarë theksoi se do ta përkrahte idenë e kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe, i cili bëri thirrje për një strategji mbipartiake me të cilën do të garantohej zhvillimi afatgjatë i shtetit.

“Po, do të përkrah. Unë i përkrahi idetë e tilla kur bëhet fjalë për qasjen e një burrështetasi ndaj gjërave, por do të shohim se si do të reagojnë. Megjithatë, si kryetar i Kuvendit nuk dua të përfshihem në çështje të tilla. Do të përkrahja, do të merrja pjesë nëse mendoj se mund të ndihmoj. Por nuk mendoj se duhet të komentoj deklaratat politike të aktorëve të tjerë politikë në vend”, tha Gashi.

 

null

 

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, dje bëri thirrje për një strategji të përbashkët ndërpartiake që “do të garantojë zhvillimin afatgjatë të shtetit dhe do të bashkojë partitë politike rreth planeve realiste dhe të qëndrueshme”. Idenë e një strategjie të tillë ai e bëri të ditur në një konferencë për shtyp, me qëndrimin se në vend të platformave reale kombëtare, në gjashtë muajt e fundit ka pasur përçarje politike. Sipas tij, LSDM “ofron një zgjidhje reale të bazuar në bashkim dhe vizion afatgjatë”.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

bdi te anulohet vendimi i 9 tetorit per shqiptaret nuk mund te vendoset pa shqiptaret 676d4de05d54a
Story i mëparshëm

BDI: Të anulohet vendimi i 9 tetorit – për shqiptarët nuk mund të vendoset pa shqiptarët!

shperblim 150 mije leke per perfituesit nga skemat sociale ja kategorite qe perfshihen 676d53502a1df
Story i radhës

Shpërblim 150 mijë lekë për përfituesit nga skemat sociale, ja kategoritë që përfshihen

Të fundit nga

Mot më i butë parashikohet për fundjavë

Mot i butë po parashihet për ditët e fundjavës. Të shtunën do të ketë më shumë kthjellime e diell, megjithëse ultësirave mëngjeseve shfaqen kushte për mjegull, që deri nga mesdita pritet të
ShkoLartë