kushtetuesja thote se shkarkimi i agron bekes nga kuvendi eshte ne perputhje me ligjin 676d5cb5812ce

Kushtetuesja thotë se shkarkimi i Agron Bekës nga Kuvendi është në përputhje me Ligjin

December 26, 2024
1 minut lexim

Gjykata Kushtetuese, ka vendosur se vendimi i 15 dhjetorit të vitit 2023 i Kuvendit të Kosovës për shkarkimin e anëtarit joprokuror të Këshillit Prokurorial, Agron Bekës, nuk është në kundërshtim me kompetencat e kuvendit.

Në njoftimin e Kushtetueses thuhet se aktgjykimi sqaron që Beka ishte shkarkuar nga kuvendi bazuar në rekomandimin e Komisionit për Legjilascion, në të cilin ishin listuar arsyet për ushtrimin e funksionit të tij “… në kundërshtim me detyrat dhe përgjegjësitë e tij”.

Në rrethana të tilla, në të cilat, Kuvendi ka ushtruar rolin e tij ndërlidhur me anëtarët jo-prokurorë të Këshillit Prokurorial, dhe ka shkarkuar një anëtarë jo-prokuror bazuar në procedurën dhe bazat e shkarkimit sipas përcaktimeve të Ligjit për Këshillin Prokurorial, përfshirë mbi bazën e një arsyetimi që nuk rezulton të jetë dukshëm arbitrar, Aktgjykimi konstaton se Kuvendi përmes Vendimit të kontestuar, nuk ka tejkaluar autorizimet kushtetuese dhe ligjore në kontekst të paragrafit 9 të nenit 65 [Kompetencat e Kuvendit] dhe paragrafit 4 të nenit 110 [Këshilli Prokurorial i Kosovës] të Kushtetutës”, thuhet në vendimin e Kushtetueses.

Shkarkimin e Agron Bekës nga Kuvendi i Kosovës e pati dërguar për vlerësim të kushtetueshmërisë në Gjykatën Kushtetuese deputetë të grupit parlamentar të PDK-së.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

DARKO KOSTOVSKI 2
Story i mëparshëm

Kryetari i Butelit, Kostovski: BDI nuk përkrahi projektin për ujësjellësin në Luboten

apple do te mbroje marreveshjet multi miliarde dollareshe me google ne gjykate 676d5f66c4473
Story i radhës

Apple do të mbrojë marrëveshjet multi-miliardë dollarëshe me Google në gjykatë

Të fundit nga

LDK nesër mban konferencë për media

Gjatë ditës së nesërme Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë konferencë për media. Sipas njoftimit konferenca do të mbahet në ora 11:00 në Selinë Qendrore të LDK-së. Po ashtu nga LDK-ja
ShkoLartë