Zbulimi nga Ikonomi: Noli ka kërkuar që Shqipëria të ishte nën protektorat amerikan!

Fan Noli, një nga figurat më emblemetike të shqiptarëve, prifti ortodoks që ishte dhe Kryeministër i Shqipërisë, ka kërkuar në një moment që Shqipëria të ishte nën protektorat nga SHBA-të.

Ky është një nga zbulimet e reja që gjetur Ilir Ikonomi, autor i librit “Fan Noli. Apostulli”. Në libër, ai tregon përplot detaje të reja për jetën por edhe historinë e Shqiptarëve, të bazuara dhe faktuara nga arkiva amerikane dhe evropiane.

Ish gazetari i Zërit të Amerikës, në intervistën e dhënë për Programin 200 (që do të transmetohet sot në ora 18.00) thotë, figurat, por edhe ngjarjet historike, duhet parë me një qasje më të ftohtë, sepse e kaluara sidomos moniste, ka bërë që shumë fakte të fshihen. Siç ishte dhe fakti që asnjëherë nuk ishte bërë publik për kërkesën për protektorat të Shqipërisë, nga SHBA.

Burimi: ALSAT

Story i mëparshëm

Arrestohet banori i Radovishit, kërkohej për vuajtje të dënimit me burg

Story i radhës

Britania do të zhvillojë fluturime vëzhguese mbi Gaza për t’i siguruar inteligjencë Izraelit

Të fundit nga