Arrestohet banori i Radovishit, kërkohej për vuajtje të dënimit me burg

Nga MPB njoftojnë se gjatë ditës së djeshme, rreth orës 20:00 në Radovish, policia ka privuar nga liria J.SH.(31) nga Radovishi.

Siç kumtoi MPB-ja, ai ka qenë i dënuar me gjashtë vjet burg për vepër penale të kryer sipas nenit 188 të Kodit Penal, kurse ka qenë i kërkuar me urdhër arrest nacional në bazë të urdhrit gjyqësore për vazhdimin e vuajtjes së dënimit me burg në kohëzgjatje prej dy vjetëve.

Personi është shoqëruar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues, Burgu Strumicë për vazhdimin e vuajtjes së dënimit.

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Parashikimi i motit për javën që po hyjmë

Story i radhës

Zbulimi nga Ikonomi: Noli ka kërkuar që Shqipëria të ishte nën protektorat amerikan!

Të fundit nga