Ngjarja në Shkodër, ish-kryebashkiaku Spahia: Tragjedia pasqyrë e depresionit ku është zhytur shoqëria shqiptare

Ish-kreu i Bashkisë Shkodër Bardh Spahia ka reaguar për ngjarjen horror në Shkodër, ku një grua, nënë e tre fëmijëve të vegjël, dyshohet se i ka dhënë fund jetës së bashku me vogëlushët, pas dyshimeve se rrihej barbarisht nga bashkëshorti.

Spahia thekson se tragjedia ëhstë pasqyrë e depresionit ku është zhytur shoqëria shqiptare.

Postimi i Bardh Spahisë:

Tragjedia e sotme në Shkodër pasqyrë e depresionit ku është zhytur shoqëria jonë.

Ngushëllimet më të ndjera familjes për humbjen e tmerrshme të vajzës së vogël dhe uroj që të paktën nëna dhe dy fëmijët e tjerë të cilët janë akoma të zhdukur, të mos kenë të njëjtin fat.

Kjo ngjarje të trishton thellë në shpirt dhe duhet të prekë ndjenjat e gjithësecilit prej nesh.

Përtej propagandës e fasadës boshe e bajate të “nadja e mirë Shkodër” dhe “natën e mirë Shkodër”, kjo ngjarje tepër e dhimbshme duhet të jetë thirrje ulëritëse për institucionet që kanë mbyllur sy e veshë ndaj depresionit, varfërimit por edhe kriminalizimit të shoqërisë dhe janë vërsulur babëzisht në vjedhje e korrupsion duke lartësuar veset dhe ulur vlerat.

Kriminalizimi i shoqërisë, rrënimi i ekonomisë dhe mungesa e shpresës për të ardhmen apo edhe humbja e besimit në institucionet shtetërore, ku asgjë nuk zgjidhet pa rryshfet, janë shkak dhe motiv i shumë ngjarjeve të trishta që fatkeqësisht dëgjojmë çdo ditë në këtë vend që po boshatiset dita ditës pikërisht sepse e mira nuk gjen vend e shtypur barbarisht nga e keqja!

Story i mëparshëm

Gashi pret në stacion mërgimtarët: Erdhën ta bëjnë ndryshimin me 8 maj

Story i radhës

Femrat në këto vende janë krenare për të pasmet e tyre!

Të fundit nga