Britania do të zhvillojë fluturime vëzhguese mbi Gaza për t’i siguruar inteligjencë Izraelit

Britania e Madhe njoftoi se do të zhvillojë fluturime vëzhguese mbi Rripin e Gazës për të siguruar inteligjencë për Izraelin me arsyen për të mbështetur në shpëtimin e pengjeve, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria britanike e Mbrojtjes thuhet se qeveria që nga 7 tetori e deri më tani punon bashkë me partnerët e saj në rajon për të siguruar lirimin e pengjeve në mesin e të cilëve ka edhe shtetas britanikë.

“Ministria britanike e Mbrojtjes do të zhvillojë fluturime vëzhguese mbi Mesdheun Lindor, përfshirë aktivitetin në hapësirën ajrore mbi Izrael dhe Gaza, për të mbështetur aktivitetet që vazhdojnë për shpëtimin e pengjeve. Avionët e vëzhgimit do të jenë të paarmatosur, nuk do të kenë rol luftarak dhe do të kenë për detyrë vetëm përcaktimin e vendeve të pengjeve”, thuhet në deklaratë.

“Informacionet lidhur vetëm për shpëtimin e pengjeve do t’u përcillen autoriteteve përkatëse përgjegjëse për shpëtimin e pengjeve”, thuhet në deklaratën ku bëhet e ditur se siguria e shtetasve të saj është “përparësia më e madhe e Britanisë”.





Story i mëparshëm

Zbulimi nga Ikonomi: Noli ka kërkuar që Shqipëria të ishte nën protektorat amerikan!

Story i radhës

Tirana dhe Partizani pa 14 lojtarë

Të fundit nga