zbulimi i varrit masiv ne kosove reagon ministria e jashtme kujtese se plaget e luftes jane ende te hapura 6a6cc3f46149c

Zbulimi i varrit masiv në Kosovë, reagon Ministria e Jashtme: Kujtesë se plagët e luftës janë ende të hapura

July 31, 2026
1 minut lexim

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar përmes një postimi në “X” lidhur me zbulimin e një varri masiv në Kosovë. Ministria e Jashtme në reagim thekson se kjo është një kujtesë e dhimbshme se plagët e luftës në Kosovë mbeten ende të hapura.

Më tej në reagim, ministria thekson se Shqipëria qëndron përkrah Kosovës në përpjekjet për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur, për vendosjen e drejtësisë dhe për ruajtjen e së vërtetës historike.

“Zbulimi i një tjetër varri masiv në Kalludër të Kosovës është një kujtesë e dhimbshme se plagët e luftës në Kosovë mbeten ende të hapura. Çdo gjetje e tillë nuk është vetëm një hap drejt identifikimit të viktimave, por edhe një dëshmi që flet vetë. Eshtrat e zbuluara janë një kujtesë e fortë e krimeve të kryera dhe e nevojës që e vërteta dhe përgjegjësia të pranohen e drejtësia të vihet në vend.

Për familjet që prej më shumë se dy dekadash presin të mësojnë fatin e të dashurve të tyre, çdo identifikim është një hap drejt dinjitetit, së vërtetës dhe drejtësisë. Shqipëria qëndron përkrah Kosovës në përpjekjet për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur, për vendosjen e drejtësisë dhe për ruajtjen e së vërtetës historike. Pa të vërtetën nuk mund të ketë pajtim të qëndrueshëm”, thuhet në reagim.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

javen e ardhshme do te behet sperkatja e dyte ajrore kunder mushkonjave ne kumanove 6a6cad6ecf3eb
Lajmi i mëparshëm

Javën e ardhshme do të bëhet spërkatja e dytë ajrore kundër mushkonjave në Kumanovë

u padit nga bashkim ulaj per shpifje agron shehaj shpallet i pafajshem nga gjykata e posacme 6a6cc4720f73d
Lajmi i radhës

U padit nga Bashkim Ulaj për “shpifje”/ Agron Shehaj shpallet i pafajshëm nga Gjykata e Posaçme

Të fundit nga

ShkoLartë