javen e ardhshme do te behet sperkatja e dyte ajrore kunder mushkonjave ne kumanove 6a6cad6ecf3eb

Javën e ardhshme do të bëhet spërkatja e dytë ajrore kundër mushkonjave në Kumanovë

July 31, 2026
1 minut lexim
mushkonja

Spërkatja e dytë ajrore kundër mushkonjave të rritura do të kryhet në Kumanovë më 5 gusht (e mërkurë), duke filluar nga ora 05:00, njofton komuna.

Trajtimi do të kryhet në një sipërfaqe prej 1,270 hektarësh, dhe do të përfshijë përrenjtë e lumenjve Kumanovka, Lipkovka dhe Kojnarka, bashkësitë lokale Babin Dol, Goce Delçev dhe Tode Mendol, zonën qendrore të qytetit, si dhe zonën përreth impiantit të trajtimit të NP “Ujësjellësi” në fshatin Dobrashan.

“Gjatë spërkatjes do të përdoret preparati Aqua Perm-X 30-30. Komuna e Kumanovës u bën apel bletarëve që të marrin masa të përshtatshme për të mbrojtur kolonitë e bletëve gjatë trajtimit. Nëse kushtet e motit nuk lejojnë që spërkatja të kryhet në kohën e caktuar, trajtimi do të shtyhet dhe do të kryhet të nesërmen kur kushtet e motit të jenë të favorshme”, thonë nga Komuna e Kumanovës.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sekuestrohen kokaine marihuane dhe amfetamine dy te dyshuar perballen me kallezim penal 6a6cac23332e3
Lajmi i mëparshëm

Sekuestrohen kokainë, marihuanë dhe amfetaminë – dy të dyshuar përballen me kallëzim penal

zbulimi i varrit masiv ne kosove reagon ministria e jashtme kujtese se plaget e luftes jane ende te hapura 6a6cc3f46149c
Lajmi i radhës

Zbulimi i varrit masiv në Kosovë, reagon Ministria e Jashtme: Kujtesë se plagët e luftës janë ende të hapura

Të fundit nga

Ndërron jetë aktorja Bunny Levine

Aktorja amerikane Bunny Levine, e njohur për rolet në “Gilmore Girls”, “Law & Order” dhe filmin fitues të “Oscar”-it “La La Land”, ka ndërruar jetë në moshën 97-vjeçare në shtëpinë e saj
ShkoLartë