u padit nga bashkim ulaj per shpifje agron shehaj shpallet i pafajshem nga gjykata e posacme 6a6cc4720f73d

U padit nga Bashkim Ulaj për “shpifje”/ Agron Shehaj shpallet i pafajshëm nga Gjykata e Posaçme

July 31, 2026
1 minut lexim

Agron Shehaj është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Posaçme për akuzën e shpifjes, pas padisë së ngritur nga biznesmeni Bashkim Ulaj dhe shoqëria “Gener 2” sh.p.k.

Çështja penale u dërgua në gjykatë nga palët paditëse, të cilat akuzuan Shehajn për veprën penale “Shpifja”, të parashikuar nga neni 120, paragrafi 2 i Kodit Penal.

Në përfundim të procesit gjyqësor, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Atalanta Zeqiraj, vendosi deklarimin e pafajshëm të Agron Shehajt.

Sipas vendimit nr. 64, datë 31 korrik 2026, gjykata nuk e gjeti të provuar akuzën për shpifje ndaj të pandehurit.

Shpenzimet gjyqësore do të mbeten sipas përcaktimit të vendimit, ndërsa palët kanë të drejtë ta ankimojnë çështjen në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 15 ditëve nga marrja dijeni për vendimin e arsyetuar.

Vendimi i GJKKO-së mbyll fazën e parë të procesit gjyqësor mes Agron Shehajt dhe Bashkim Ulajt, me mundësinë që çështja të vijojë në apel.

Njoftimi:

1. Viktimat akuzuese Bashkim Ulaj dhe Shoqëria “GENER 2” sh.p.k kanë paraqitur pranë Gjykatës kërkesën për gjykimin e çështjes penale me të akuzuar shtetasin Agron Shehaj, i akuzuar për veprën penale “Shpifja”, të parashikuar nga neni 120, paragrafi 2, të Kodit Penal. 2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Atalanta Zeqiraj, me vendimin nr. 64, datë 31.07.2026, vendosi: 1. Deklarimin e pafajshëm të të akuzuarit Agron Shehaj, lidhur me veprën penale “Shpifja”, të parashikuar nga neni 120, paragrafi 2, të Kodit Penal. 2. Shpenzimet gjyqësore siç janë kryer. 3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, nga e nesërmja e marrjes dijeni lidhur me vendimin e arsyetuar.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zbulimi i varrit masiv ne kosove reagon ministria e jashtme kujtese se plaget e luftes jane ende te hapura 6a6cc3f46149c
Lajmi i mëparshëm

Zbulimi i varrit masiv në Kosovë, reagon Ministria e Jashtme: Kujtesë se plagët e luftës janë ende të hapura

turqia teston superavionin luftarak kaan qe e prodhon vete 6a6cc4d01749c
Lajmi i radhës

Turqia teston superavionin luftarak KAAN që e prodhon vetë

Të fundit nga

ShkoLartë