turqia teston superavionin luftarak kaan qe e prodhon vete 6a6cc4d01749c

Turqia teston superavionin luftarak KAAN që e prodhon vetë

July 31, 2026
1 minut lexim

Avioni luftarak KAAN, prodhim turk, ka nisur testet e lëvizjes në pistë, një fazë që i paraprin provave në fluturim.

Pamjet e para të këtij zhvillimi i ka publikuar të premten Turkish Aerospace Industries (TAI), raporton AA.

Kompania publikoi një video në platformën NSosyal, ku shihet prototipi më i ri i avionit duke lëvizur në pistë në kuadër të provave tokësore që i paraprijnë testimeve të ardhshme në fluturim.

Prototipi, i cili ende nuk ka marrë skemën përfundimtare të ngjyrave, po i nënshtrohet testeve për verifikimin e sistemeve para fazës së fluturimeve.

Versioni I parë i KAAN realizoi fluturimin inaugurues në vitin 2024. Pas këtij suksesi, programi hyri në një fazë të re me ndërtimin e prototipeve shtesë, të cilët do të përdoren për vazhdimin e fushatës së testimeve në fluturim.

Sipas Turkish Aerospace Industries, aktivitetet e testimit dhe zhvillimit po vazhdojnë me prototipet P1 dhe P2, të cilët janë të pajisur me një arkitekturë më të avancuar të sistemeve.

KAAN është avioni i parë luftarak i gjeneratës së pestë i zhvilluar nga industria turke dhe është projektuar për të zëvendësuar flotën e avionëve F-16 të Forcave Ajrore të këtij shteti dhe të konkurrojë me avionët më modernë si: F-35 Lightning II (SHBA), J-20 (Kinë) dhe Su-57 (Rusi).

Turqia synon që këtë lloj avionësh ta fusë në përdorim operacional në fillim të viteve 2030, duke e pozicionuar atë mes avionëve më modernë luftarakë në botë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

u padit nga bashkim ulaj per shpifje agron shehaj shpallet i pafajshem nga gjykata e posacme 6a6cc4720f73d
Lajmi i mëparshëm

U padit nga Bashkim Ulaj për “shpifje”/ Agron Shehaj shpallet i pafajshëm nga Gjykata e Posaçme

e dashura e liam payne shpjegon pse po heq tatuazhet kushtuar atij 6a6cc59eed7f9
Lajmi i radhës

E dashura e Liam Payne shpjegon pse po heq tatuazhet kushtuar atij

Të fundit nga

ShkoLartë