Kohët e fundit është zbuluar një aplikacion i ri të njohur ndryshe si “Matrix” që pason “Sky Ecc” dhe “Encrochat”, dhe ku flitet se ka një numër mjaft të lartë të mesazheve dhe komunikimeve që grupet kriminale përdorin për të qenë larg syrit të policisë dhe organeve të drejtësisë.
I pyetur nëse beson që në to do të ketë emra të politianëve, eksperti i sigurisë Fatjon Softa, u shpreh se:
“Çështja e aplikacioneve është çështje thelbësore e komunikimit dhe e bashkërendimit të veprimeve të grupeve kriminale brenda dhe jashtë territorit.
Kanë gjetur forma të komunikimit, siç ka qenë “Sky Ecc” dhe “EncroChat”, por midis tyre kanë qenë dhe aplikacione të investuara nga vetë amerikanët, ku kanë rënë pre të gjithë ato persona që kanë besuar që është një rrjet i komunikimit “Matrix” është më shumë e investuar dhe është investuar kryesisht nga grupet kriminale. Ka qenë një nga platformat me një protokoll më të ndërlikuar.”
Burimi: botasot.info