Zbresin ndjeshëm çmimet e procesorëve Ryzen 7000

November 21, 2022
1 minut lexim

Procesorët më të fundit Ryzen 7000 të AMD për foletë AM5 të pllakave amë kanë pësuar rënie drastike të çmimeve në ditët e fundit me modelet si Ryzen 9 7950X që shiten për 669 euro nga 849 euro që ka qenë në momentin e lançimit.

Sipas uebsajtit të gjurmimit të çmimeve Computer Base, Ryzen 9 7900X ka rënë nga 669 euro në 550 euro, Ryzen 7 7700X nga 479 euro në 410 euro dhe ryzën 5 7600X nga 359 euro në 300 euro.

Arsyeja e vërtetë e këtyre zbritjeve mbetet e paqartë por prej disa javësh është spekuluar se shitjet e procesorëve të rinj Ryzen 7000 kanë qenë të dobëta nxitur edhe nga kushtet ekonomike apo edhe faktorë të tjerë si nevojë për një platformë të re e cila është e pajtueshme vetëm me memoriet RAM DDR5 të cilat kushtojnë ndjeshëm më tepër sesa DDR4.

Edhe konkurrenca nga brenda ka dëmtuar AMD-në. Procesor i parë 3D V-Cache i kompanisë Ryzen 7 5800X3D ka provuar të jetë një procesor gaming i jashtëzakonshëm dhe mbi të gjitha funksionon mbi platformën e vjetër AM4.

Intel nga ana tjetër ka një platformë më pak të kushtueshme me LGA1700 dhe pllakat amë Z690 dhe Z790 të cilët përdorin memorien DDR4. Edhe procesorët e Intel janë momentalisht më pak të kushtueshëm se ato AMD.

Të gjitha këto mund të jenë arsye pse AMD ka vendosur të zbresë çmimet duke filluar nga Evropa. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kurti përfundon takimin me Borrell në Bruksel, nis Vuçiç, i pranishëm dhe Lajçak

Story i radhës

Italia e gatshme të vazhdojë ta furnizojë me armë Ukrainën

Të fundit nga

ShkoLartë