zbardhet vrasja prane smilkoves i dyshuari tregon se si e kreu krimin 6b097de408664

Zbardhet vrasja pranë Smilkovës, i dyshuari tregon se si e kreu krimin

November 27, 2026
1 minut lexim
vrasjaaa

Policia ka zbardhur vrasjen e 38-vjeçarit Sh.E. nga fshati Lubin, trupi i të cilit u gjet më 21 nëntor pranë fshatit Smilkovë të Shkupit.

Për këtë rast është arrestuar 38-vjeçari B.J. nga Shkupi, ndaj të cilit është ngritur kallëzim penal për vrasje.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, viktima kishte një plagë nga arma e zjarrit në këmbë, ndërsa pranë trupit ishte gjetur edhe vetura e tij e tipit “Mercedes”, me targa të Shkupit.

I dyshuari u arrestua më 26 nëntor, pas një sërë masash operative të policisë. Gjatë marrjes në pyetje, ai ka shpjeguar mënyrën e kryerjes së veprës penale, njofton MPB-ja.

Pas dokumentimit të rastit, në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike të Shkupit, ndaj tij është ngritur kallëzim penal për vrasje, sipas nenit 123 të Kodit Penal.

Motivi i vrasjes nuk bëhet i ditur në njoftim.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shiroka pula kosova nuk kerkon privilegj por barazi dhe trajtim te drejte ne rrugen drejt be se 6b097d6bd845d
Lajmi i mëparshëm

Shiroka-Pula: Kosova nuk kërkon privilegj, por barazi dhe trajtim të drejtë në rrugën drejt BE-së

FB IMG 1795784544424
Lajmi i radhës

Mexhiti: Sa bukur e kishin sjellë festën e 28 Nëntorit nxënësit e SH.F “Liria” në Shkup

Të fundit nga

ShkoLartë