grabitje me pistolete ne shkup 800 mije denare ne kazino policia i gjen dy maska 6b09ee5f49f78

Grabitje me pistoletë në Shkup: 800 mijë denarë në kazino, policia i gjen dy maska

November 27, 2026
1 minut lexim
mask

Një grabitje nën kërcënimin e armës në një kazino në Shkup ka përfunduar me arrestimin dhe kallëzimin penal ndaj një 50-vjeçari, të cilit policia i ka gjetur një pjesë të parave të grabitura dhe dy maska.
Grabitja është kryer më 18 nëntor, rreth orës 05:55, në një kazino në bulevardin “Partizanski Odredi”, ku i dyshuari, duke kërcënuar me pistoletë, ka marrë 789.600 denarë.
Gjatë bastisjes së kryer më 26 nëntor në shtëpinë, hapësirat dhe automjetin që përdorte D.K. (50), policia ka gjetur rreth 300 mijë denarë, dy maska të zeza dhe veshje që dyshohet se janë përdorur gjatë grabitjes.
Bastisja është realizuar me urdhër të gjykatës, ndërsa ndaj të dyshuarit është ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

levizja nje promovohet si subjekt i ri politik besim hoda vetem njeshi ju jep vlere shqiptareve 6b09edeb248a4
Lajmi i mëparshëm

“Lëvizja një” promovohet si subjekt i ri politik, Besim Hoda: Vetëm njëshi ju jep vlerë shqiptarëve

kreu i bfi se falenderon vlen in as ne nuk e kemi pritur te zgjidhet kaq mire ceshtja e medresese 6b09eed234f5c
Lajmi i radhës

Kreu i BFI-së falënderon VLEN-in: As ne nuk e kemi pritur të zgjidhet kaq mirë çështja e Medresesë

Të fundit nga

ShkoLartë