turqia zgjat marreveshjen me rusine per furnizimin me gaz kontrata rinovohet edhe per 3 vite 6b09e3c0b88f4

Turqia zgjat marrëveshjen me Rusinë për furnizimin me gaz, kontrata rinovohet edhe për 3 vite

November 27, 2026
1 minut lexim

Turqia dhe Rusia kanë rënë dakord të zgjasin me tre vite të tjera kontratën për furnizimin me gaz natyror përmes gazsjellësit. Gjatë një vizite në Stamboll, zv.kryeministri i Rusisë, Alexander Novak bëri me dije se marrëveshja mes kompanisë shtetërore ruse “Gazprom” dhe asaj turke “Botas” do të vijojë me të njëjtat volume dhe kushte si më parë.

Paralelisht, kompania ruse “Novatek” ka nënshkruar një marrëveshje të re për furnizimin e Turqisë me gaz natyror të lëngshëm, me dërgesat që pritet të nisin më 1 janar 2027. Sipas Novak, fillimisht sasitë do të jenë të kufizuar, por ekziston mundësia e rritjes së tyre në të ardhmen. Njoftimet u bënë në kuadër të takimit të 20-të të Komisionit Ndërqeveritar Rusi-Turqi, për Bashkëpunimin Tregtar dhe Ekonomik. Novak bëri të ditur gjithashtu se që nga fillimi i vitit, Rusia ka eksportuar drejt Turqisë mbi 20 milionë tonë produkte nafte, kryesisht naftë dizel.

Në krahun tjetër, importon pothuajse të gjithë gazin natyror që konsumon, me një nevojë vjetore prej rreth 50 miliardë metrash kub. Furnizimet realizohen kryesisht përmes gazsjellësve nga Rusia, Azerbajxhani dhe Irani, ndërsa gazi natyror i lëngshëm zë një pjesë më të vogël të importeve dhe sigurohet kryesisht nga SHBA-të dhe Algjeria.

Gjatë vitit 2025, Rusia furnizoi Turqinë me 21 miliardë metra kub gaz përmes gazsjellësit. Ndërsa në 10 muajit e parë të këtij viti, sasia e gazit të eksportuar drejt Ankarasë ka arritur në afro 15 miliardë metra kub.

Burimi:TV21

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

perplasje mes disa personave ne lagjen 11 janari policia shoqeron 3 prej tyre 6b09e3bbf1cd3
Lajmi i mëparshëm

Përplasje mes disa personave në lagjen “11 Janari”, policia shoqëron 3 prej tyre

presidenti finlandez tregon cilat shtete dine te zhvillojne luftera moderne sot 6b09e3f919766
Lajmi i radhës

​Presidenti finlandez tregon cilat shtete dinë të zhvillojnë luftëra moderne sot

Të fundit nga

ShkoLartë