shiroka pula kosova nuk kerkon privilegj por barazi dhe trajtim te drejte ne rrugen drejt be se 6b097d6bd845d

Shiroka-Pula: Kosova nuk kërkon privilegj, por barazi dhe trajtim të drejtë në rrugën drejt BE-së

November 27, 2026
1 minut lexim

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka kërkuar trajtim të barabartë për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit evropian, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Evropian nuk duhet të jetë selektiv, përcjell TV21. Duke folur në Samitin e Procesit Brdo-Brijuni, që po mbahet në Ohër, Shiroka-Pula tha se Kosova nuk kërkon privilegje, por respekt dhe mundësi të barabarta në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

“Integrimi evropian nuk mund të jetë selektiv. Të gjitha vendet duhet të përparojnë paralelisht drejt anëtarësimit, mbi bazën e meritave dhe kritereve, pa lënë askënd prapa”, deklaroi Shiroka-Pula.

Ajo kritikoi gjithashtu përjashtimin e Kosovës nga Forumi i Zgjerimit të BE-së, i mbajtur më 16 nëntor në Bruksel, si dhe interpretimin e një kënge nacionaliste që, sipas saj, vë në pikëpyetje shtetësinë dhe integritetin territorial të Kosovës.

“Është paradoksale që, në një aktivitet kushtuar zgjerimit dhe vlerave evropiane, Kosovës t’i mohohet përfaqësimi institucional dhe të lejohen mesazhe që cenojnë realitetin e saj shtetëror”, u shpreh ajo.

Presidentja kosovare theksoi se integrimi evropian mbetet zgjedhje strategjike e Kosovës, ndërsa zvarritja e procesit dhe mungesa e përparimit drejt statusit të vendit kandidat po dëmtojnë besimin e qytetarëve.

“Kosova i ka përmbushur përgjegjësitë e saj dhe pret integrim mbi bazën e meritave dhe kritereve të barabarta”, theksoi Shiroka-Pula.

Në fjalimin e saj, ajo u ndal edhe te bashkëpunimi ekonomik rajonal, Plani i Rritjes dhe nevoja për heqjen e tarifave të roamingut ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Duke folur për sigurinë, Shiroka-Pula tha se Kosova ka investuar në fuqizimin e kapaciteteve mbrojtëse, në personel, pajisje dhe armatim, me qëllim garantimin e integritetit territorial.

Në fund, ajo shprehu gatishmërinë e Kosovës për të organizuar takimin e ardhshëm të Procesit Brdo-Brijuni.

“Do të ishte nder për Republikën e Kosovës t’ju mirëpriste në takimin e ardhshëm”, përfundoi presidentja Shiroka-Pula.

Burimi:TV21

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

i akuzuar per grabitjen e rezidences se princit william dhe kate shqiptari dyshohet se hyri ilegalisht ne britani te pakten tri here 6b0973d219f33
Lajmi i mëparshëm

I akuzuar për grabitjen e rezidencës së Princit William dhe Kate, shqiptari dyshohet se hyri ilegalisht në Britani të paktën tri herë

zbardhet vrasja prane smilkoves i dyshuari tregon se si e kreu krimin 6b097de408664
Lajmi i radhës

Zbardhet vrasja pranë Smilkovës, i dyshuari tregon se si e kreu krimin

Të fundit nga

ShkoLartë