zbardhet agjenda e zyrtarit kanadez qe viziton kosoven ne fokus paqja siguria dhe dialogu prishtine beograd 6619b7c15dcad

Zbardhet agjenda e zyrtarit kanadez që viziton Kosovën; në fokus paqja, siguria dhe dialogu Prishtinë-Beograd

April 12, 2024
1 minut lexim

Ministrja e Jashtme e Kanadasë, Melanie Joly, ka njoftuar këtë të premte që sekretari parlamentar i kësaj ministrie, Robert Oliphant, do të qëndrojë për vizitë në Kosovë midis datave 14-17 prill.

Ai do të marrë pjesë në Forumin e Grave për Paqe dhe Siguri, ku do të ketë disa aktivitete dhe diskutime mbi thirrjet e zgjimit për ndryshimet e mjedisit të sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Oliphant do të takohet me zyrtarë qeveritarë dhe “lider rajonalë e partnerë kyç”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Kanadasë.

“Përgjatë këtyre takimeve, ai do të diskutojë se si Kanadaja mund të mbështesë dialogun Prishtinë-Beograd drejt një marrëveshjeve gjithëpërfshirëse në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe të identifikojë mundësi të tjera për Kanadanë dhe Kosovën që të vijojnë me promovimin e paqes, stabilitetit politik dhe progresit ekonomik në Ballkanin Perëndimor”, vazhdon njoftimi.

Oliphant do të takohet me pjesëtarët kanadezë të KFOR-it dhe ata që OSBE-së që shërbejnë në Kosovë.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

pajaziti lojtari me i mire i muajit mars ne premier ligen 2 6619b2d484721
Story i mëparshëm

Pajaziti, lojtari më i mirë i muajit mars në Premier Ligën 2

tentoi te grabiste nje pike te kembimit valutor del fotoja e skifterit ne durres 6619ba19468a0
Story i radhës

Tentoi të grabiste një pikë të këmbimit valutor, del fotoja e ‘skifterit’ në Durrës

Të fundit nga

ShkoLartë