Pajaziti, lojtari më i mirë i muajit mars në Premier Ligën 2

Adrion Pajaziti është shpallur lojtari më i mirë i muajit mars në Premier Ligën 2.

Mesfushori i Kombëtares U21 ishte protagonist në 9 gola në tri paraqitje.  

Ai pati një kontribut në pesë nga shtatë golat kundër Reading (Tripletë dhe dy asistime), shënoi një dhe asistoi dy kundër West Ham, dhe gjithashtu shënoi kundër Leeds.

Pajaziti tha: “Ky çmim do të thotë shumë për mua. Është një shpërblim për punën e palodhur që kam bërë dhe paraqitjet e mira që kam bërë”.

“Jam shumë i lumtur me rikthimin tim dhe faktin që fituam tri ndeshje nga tre.

Skuadra luajti mirë muajin e kaluar, shënoi shumë gola dhe jam i lumtur që jam përfshirë në shumë nga golat që shënuam”.

Story i mëparshëm

Kourtney Kardashian pranon se pi qumësht gjiri kur nuk ndihet mirë

Story i radhës

Zbardhet agjenda e zyrtarit kanadez që viziton Kosovën; në fokus paqja, siguria dhe dialogu Prishtinë-Beograd

Të fundit nga