Zanetti “blindon” trajnerin

min lexim

“Ka pasur gjithmonë besim te Inzaghi”. I ftuar në Festivalin Sportiv të Trentos, të organizuar nga “Gazzetta”, zv.presidenti i Interit, Javier Zanetti, foli edhe për momentin e zikaltërve dhe verën e merkatos që sapo ka përfunduar: “Ne duhet të jemi një skuadër elastike, e përulur dhe më pas do të varet nga aftësia jonë për të qenë protagonistë. Jam i bindur se ekzistojnë kushtet për ta bërë këtë”.

Prandaj, Zanetti konfirmoi besimin e plotë tek trajneri nga ana e ekipit dhe klubit dhe më pas kaloi në temën e tregut midis së shkuarës dhe së ardhmes: “A më vjen keq që nuk erdhi Dybala? Jo, pati një negociatë.

U rikthye Romelu (Lukaku) dhe skuadra ishte plot në repartin sulmues. Do të ishte e vështirë të merrnim dikë aq të kushtueshëm sa Dybala. Në Romë e shoh të lumtur, gjithashtu e njoh mirë Mourinhon që do ta bëjë atë të performojë më së miri”.

Ish-kapiteni zikaltër më pas “blindoi” Lautaron: “E ndoqëm për një kohë të gjatë. Menduam se ishte një profil i mirë për Interin jo menjëherë, por brenda 5 viteve. Ai po shkon mirë, është një pikë referimi për Interin dhe kombëtaren. Lautaro po bën atë që duhet të bëjë një lojtar i madh. Është një trashëgimi e Interit”.

Duke folur për Lautaro, “binjaku” i tij i golit tashmë është gati të rikthehet pas gati një muaji mungesë: “Po rikthehet Lukaku. Unë me të vërtetë shpresoj që të jetë në dispozicion të skuadrës sa më shpejt të jetë e mundur”.

Me shumë gjasa numri 90 do të rifitojë vendin e tij në sulm në ndeshjen e së shtunës në “San Siro” kundër Romës së ish-it, Mourinhos: “Një trajner i madh, me një personalitet të madh. Jose na shtyu të bëjmë kapërcimin cilësor në Evropë duke krijuar një grup fitoi Champions League në Madrid. Vitin e tripletës kishim një mentalitet të madh, pranuam të humbnim vetëm nëse skuadra tjetër bënte gjëra të jashtëzakonshme”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shoqata e Anestezistëve: Arrestimi i mjekut me bujë u bë për ta denigruar!

Story i radhës

Zëvendësministri rus i Mbrojtjes shkarkohet nga detyra

Të fundit nga