Zajkova zgjidhet kryetare e PLD-së

November 20, 2022
1 minut lexim

Nën moton “Të bashkuar, guximshëm, zëshëm!”, Partia liberal-demokratike e mbajti Kongresin e 8-të për zgjedhjen e kryetarit të partisë. Kryetarja e re, Monika Zajkova e cila njëkohësisht është edhe deputete, do ta zëvendësojë kryetarin e deritanishëm Goran Milevski i cili e udhëhiqte këtë parti nga viti 2015. Ai dha dorëheqje edhe nga funksioni ministër për vetëqeverisje lokale. Në fjalimin e tij theksoi se duhet të tejkalohen pengesat dhe frikësimet e brendshme që sa më shpejtë t’i fillojmë negociatat me BE. Gjatë fjalimit në pjesën zyrtare, Zajkova tha se politikat progresive të periudhës së kaluar nuk do të ndalen. Ajo paralajmëroi shumë punë, në mënyrë të bashkuar, me guxim dhe në mënyrë të zëshme, të fillojmë së bashku, pa u kursyer veten, pa taktizuar dhe pa popullizëm. Zajkova është gruaja e parë në krye të PLD-së.

Marketing

“Sfidat aktuale të shtetit kërkojnë vendime të mençura dhe të zgjuara, në interes të të gjithëve, pa dallim të përkatësisë partiake, etnike ose fetare. Përvoja e deritanishme politike na tregon se këmbëngulja, sjellje e vendime të vështira por shtetëbërëse, na solli deri te realizimi i qëllimit që të bëhemi anëtarja e 30-të e NATO-s, ku së bashku me forcat e mëdha sjellim vendime dhe luftojmë kundër kërcënimeve hibride ndaj sigurisë dhe kundër lajmeve të rrejshme.”- deklaroi Monika Zajkova, Kryetare e PLD-së.

Po kush është Monika Zajkova, kryetarja e re e PLD?

Anëtare e PLD-së. E lindur më 21.02.1991 në Shkup. Master i Drejtësisë, Universiteti i Parë Privat FON. Mban postin e deputetes në Kuvendin republikan.

Marketing

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ministri i Vuçiçit: S’duam luftë, por ushtria serbe është e gatshme

Story i radhës

​Kina regjistron vdekjen e parë nga COVID-19 pas 6 muajsh

Të fundit nga

ShkoLartë