Ish-kryeministri Zoran Zaev ka uruar Bojko Borisovin dhe partinë e tij GERB për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Bullgari.
“Urime të gjithë qytetarëve të Bullgarisë për zgjedhjet e suksesshme. Urime GERB-it dhe mikut tim të mirë Bojko Borisov për fitoren dhe besimin më të madh të popullit bullgar. Uroj bisedime të suksesshme për formimin e qeverisë së re që do të sjellë stabilitet për fqinjin tonë lindor dhe prosperitet për Bullgarinë. Stabiliteti i Bullgarisë dhe prosperiteti i popullit bullgar është i mirë për popullin maqedonas si dhe për qytetarët e gjithë Ballkanit”, ka shkruar Zaev.