YouTube largon formatin e postimeve që imitoi nga Snapchat

Krijuesit e YouTube ti thonë lamtumirën Stories, ndërsa shërbimi ka vendosur të largojë formatin që u popullarizua nga Snapchat.

Duke filluar nga 26 Qershori nuk do të jetë më e mundur të krijohet një YouTube Story. Çdo histori e postuar përpara kësaj date do të fshihet pas 7 ditësh nga ngarkimi.

YouTube tha se në fund të 2017-ës se do të testonte formatin që në fillim u quajt Reels. Platforma ju ndryshoi emrin në YouTube Stories dhe filloji ti bënte të disponueshme për një numër më të lartë përdoruesish.

Kemi parë shumë platforma të medias sociale që inkorporojnë formatin dhe një prej kopjeve më të suksesshme ka qenë Instagram Stories. Njëlloj si Twitter dhe Linkedin dhe YouTube vendosi ti largojë.

Në të vërtetë platforma nuk ka nevojë të ketë edhe Stories edhe Shorts që u imituan nga TikTok. Shërbimi theksoi se krijuesit mund të përdorin postimet Komunitare për të ndarë lajme të fundit me audiencat e tyre. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

Story i mëparshëm

Zyrtari i lartë rus paralajmëron për “goditje parandaluese” nëse Perëndimi i jep Ukrainës armë bërthamore

Story i radhës

Kosova ka 134 mijë e 366 nxënës më pak se në vitin 2009

Të fundit nga