Kosova ka 134 mijë e 366 nxënës më pak se në vitin 2009

Në vlerësimin e popullsisë në fund të vitit 2021, Kosova ka 6 mijë e 50 apo 0.34% banorë më pak krahasuar me vitin 2011.

Ndërkohë, në 20 komuna, ka rënie të numrit të popullsisë, ndërsa në 18 komuna ka rritje të numrit të popullsisë krahasuar me vitin 2011.

Këto janë të dhëna të publikuara nga Instituti  GAP, në raportin “Letërnjoftimi i komunave 2023”.

Raporti i këtij viti tregon se në gjysmën e komunave të Kosovës ka rënie të numrit të popullsisë.

Rënia më e madhe e popullsisë ka ndodhur në komunat e Kamenicës (-27%), Obiliqit (-20%), Gjilanit (-18%) dhe Vushtrrisë (-13%), Mitrovicës së Jugut (-5%), ndërsa komunat ku numri i popullsisë është rritur janë Graçanica (14%), Fushë Kosova (13%), Prishtina (10%) dhe Prizreni (9%).

Sipas GAP-it, në vetëm tri komuna ka rritje të numrit të nxënësve në arsimin parashkollor, fillor dhe të mesëm.

Kështu, numri i nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme në nivel vendi ka vazhduar të bie në mënyrë të vazhdueshme.

Në vitin shkollor 2021/22 ishin 134 mijë e 366 nxënës më pak (apo 30%) krahasuar me vitin shkollor 2008/2009.

Rënia më e madhe e numrit të nxënësve ka ndodhur në komunat e Kamenicës dhe Junikut (-53%), Rahovecit, Dragashit dhe Vitisë (-45%), Gjilanit dhe Suharekës (-41%), ndërsa rritje të numrit të nxënësve ka në Fushë Kosovë dhe Novobërdë.

Ndërkohë, ka rënie të numrit të popullsisë në skemat e ndihmës sociale kurse  në shumicën e komunave meshkujt përbëjnë pjesën më të madhe të të punësuarve dhe atyre që marrin buxhetin për paga, etj.

Numri i qytetarëve që marrin ndihmë sociale është më i ulët viteve të fundit. Në dhjetor të vitit 2016, numri i përgjithshëm i qytetarëve në skemat sociale ishte 107 mijë e 575 persona, ndërsa në janar 2023, ky numër është për 19 mijë e 672 qytetarë më pak.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

YouTube largon formatin e postimeve që imitoi nga Snapchat

Story i radhës

3 shenjat e zodiakut që kanë një dhuratë speciale që i lejon ata të parashikojnë të ardhmen!

Të fundit nga