Zyrtari i lartë rus paralajmëron për “goditje parandaluese” nëse Perëndimi i jep Ukrainës armë bërthamore

Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev, ka paralajmëruar se nëse Perëndimi i dërgon Ukrainës armë bërthamore, Rusia do të duhet të kryejë një “goditje parandaluese”, transmeton Anadolu.

Medvedev gazetarëve në Moskë u tha se Perëndimi e ka furnizuar Ukrainën me armë gradualisht më të rënda që nga fillimi i luftës vitin e kaluar, kur filloi të dërgonte armë të vogla, ndërsa tani planifikon të dorëzojë avionë luftarakë F-16.

“Ka ligje të pakthyeshme të luftës. Nëse bëhet fjalë për (furnizimin e Ukrainës me) armë bërthamore, do të jetë e nevojshme të fillohet një goditje parandaluese”, theksoi ai.

Medvedev, i cili shërbeu si president rus në vitet 2008-2012, pohoi se SHBA-ja “fiton para” në konfliktin në Ukrainë dhe në të njëjtën kohë dëmton “armikun e saj shekullor”, Rusinë.

Sa i përket Evropës, Medvedev tha se ajo u “çmend”, duke u sjellë në mënyra që përshkallëzojnë konfliktin në Ukrainë.

“Ky konflikt (në Ukrainë) është shumë i gjatë… ndoshta me dekada. Ky është një realitet i ri, kushte të reja jetese. Nën regjimin e Kievit, do të ketë tre vjet armëpushim, dy vjet konflikt dhe gjithçka do të përsëritet përsëri”, theksoi ai.

I pyetur për rezultatin e preferuar të Rusisë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të vitit 2024 në SHBA, Medvedev kritikoi moshën e vjetër të presidentit aktual, Joe Biden, i cili është 80-vjeçar, duke theksuar se “gjëja kryesore është që të mos zgjidhet një person me demencë”.





Story i mëparshëm

Vedat Muriqi: Kemi shpëtuar

Story i radhës

YouTube largon formatin e postimeve që imitoi nga Snapchat

Të fundit nga