Ditëve të fundit po lakohet shumë emri i yllit nga Kosova, kapitenit të Zvicrës, Granit Xhaka.
Zvicra është e gatshme për sfidën e nesërme (20.45) ndaj Rumanisë, ku luftohet se cila do përfundojë në kreun e tabelës.
Flitet se kapiteni Granit Xhaka mund të jetë i lënduar dhe do të jetë jashtë, por selektori Murat Yakin e thotë të kundërtën.
“Nuk e di nga vjen ky informacion.
Graniti ka luajtur 90 minuta dy herë. Dhe luan edhe kundër Rumanisë.
Por ne jemi të vetëdijshëm se ritmi është shumë i lartë me kaq shumë lojëra në një kohë të shkurtër”. Ka thënë Yakin.